Edi Rama nuk guxon të thotë JO! Për shkak të dy-tre - TopicsExpress



          

Edi Rama nuk guxon të thotë JO! Për shkak të dy-tre shqiptarëve myslimanë të Kosovës që shkuan në Siri për ta dhënë jetën për luftën që po e bëjnë ndërmjet vete myslimanët sirianë, Kosova u masakrua pamëshirshëm në të gjitha forumet e gazetave online të Shqipërisë. Kosova u kualifikua nga pjesëmarrësit në forume si talebane, vehabiste, ekstremiste, e padenjë për të qenë e lirë. Tamam, siç na paraqiste me dekada Serbia okupatore nëpër mediat e botës në kronikat e saj propaganduese antishqiptare dhe raciste, me disa pamje e fotografi, me do njerëz të prapambetur dhe të mjerë, që nuk ishte fotografia reale e kulturës së shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me krenari i dha shqelm vendimit të ish kryeministrit Sali Berisha për pranimin e plehrave italiane. Por, nuk i zgjati shumë lumturia, dhe një kërkesë e prerë, së pari nga Rusia, e pastaj nga Amerika, për të asgjësuar armët kimike siriane, ia uli kokën përtokë. A është i zoti Edi Rama që ti bashkangjitet vendeve të tjera evropiane, dhe ti thotë JO kërkesës helmuese, njësoj siç i thanë jo të gjitha vendet e Evropës! A ka shqiptarë që di të thotë njëherë të vetme JO? Së paku të provoj të thotë JO, për të parë se çfarë ndodh kur i thua një kërkese të fuqive të mëdha JO! Çfarë ndodh nëse Edi Rama thotë Jo! Ia marrin inat amerikanët (të cilët edhe ashtu nuk e kanë as simpati); apo mund të ndëshkohet dhe ta humb karrierën politike (që edhe ashtu do ta humb një ditë)! Nëse Edi Rama guxon ti thotë JO kërkesës amerikane dhe ruse për pranimin e mbetjeve kimike të Sirisë, atëherë ky do të hynte në historinë kombëtare për ndryshimin e kursit politik të shqiptarëve, dhe i pari shqiptar që ka guxuar të thotë JO, siç guxojnë krejt evropianët! Nëse Edi Rama nuk guxon ta refuzojë këtë kërkesë amerikane dhe ruse, atëherë do të futet në historinë kombëtare si njeriu që në emrin e rilindasve e helmoi Shqipërinë dhe përzuri nga Shqipëria turistët e të ardhmës.. Nëse dy-tre djem të ri myslimanë nga Kosova privatisht e kanë dhënë jetën për Sirinë, kryeministri Edi Rama, duke pranuar asgjësimin e armëve kimike të Sirisë, zyrtarisht do ta jepte krejt Shqipërinë për Sirinë, ose do tia rrezikonte jetën Shqipërisë për Sirinë. Për dallim, nga dy-tre djem kosovarë, PO-ja e kryeministrit Edi Rama do të ishte pjesëmarrje shtetërore shqiptare për çlirimin e Sirisë nga armët kimike. Ashtu siç i kanë prodhuar dhe përdorur ato armë-le ti asgjësojnë në vendin e tyre, në tokën e tyre. Pse të sakrifikohet vetëm Shqipëria, vetëm për shkak se nuk guxon të thotë JO! Vepro siç veproi Evropa e bashkuar-Guxo e thuaj JO.
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 10:17:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015