Editorial Ramushi tellall i Thaçit Ka dështuar apo jo Hashim - TopicsExpress



          

Editorial Ramushi tellall i Thaçit Ka dështuar apo jo Hashim Thaçi në zotimin e tij, se KQZ është kompetente për simbolet në fletëvotime dhe se asaj i takon të vendos për to?! Ne këtë pohim të tij e kishim deshifruar si obligim për KQZ-në që të heq nga aty gjurmët e shtetit nga fletëvotimet, stemën dhe logon. Por, ata që ende mund të kenë pasur dilema, sot besojmë ia ka hequr kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai tha fare hapur se është i gatshëm ende të ‘gëlltisë’, për hir të proceseve, të cilat kurrë nuk na ka treguar se cilat ishin apo janë, përveç rezultateve që i kemi parë, se serbët në veri mund të bëjnë çfarë të duan. Pra, në çdo situatë, kur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në krizë, apo ndodhet para një kryqëzimi medial për shkak të zotimeve të tij të padyshimta kombëtare, atëherë i vjen në ndihmë mesia, “Rambo”. Nuk është e largët koha, kur vazhdonte të rritej trysnia që Kosova të hynte në bisedime, dhe kryeministri Thaçi kinse refuzonte, duke bërë deklarime në dukje radikale. Edhe atëherë, sapo doli Ramushi nga paraburgimi në Hagë, meqë u shpall përfundimisht i pafajshëm, ishte i pari që tha se duhet të bisedohet me Serbinë, dhe madje të gjenden “zgjidhje kreative”, bile të cilat (zgjidhje kreative) i kishte partia e tij - AAK-ja. Meqë këto nuk i shfaqi asnjëherë, i bie që ajo ishte e gatshme për kompromise, dhe ato ndodhën pareshtur dhe po vazhdojnë të ndodhin, që të gjitha në heqje të funksioneve të mirëfillta shtetërore, pra të zvetënimit të sovranitetit. Por, në atë kohë të gjithë që e kuptonin politikën e tij, mendonin se e kishte nga shpresat për tu bërë kryeministër vendi, kërkesa të bëra hapur prej tij, për disa muaj me radhë, derisa më në fund e kuptoi, që kishte qenë lojë, dhe që ishte larg tepër larg realizimit të ambicieve karrieriste. Atëherë ai vendosi ti kthehej një kursi politik paksa më kritik, veçanërisht në çështje të ekonomisë, ndërsa sa i përket kompromiseve për serbët, nuk çante kokën. Kësaj here, me pohimet e tij, ai mund të ketë shtangur edhe një pjesë të elektoratit të tij, duke mbetur i paqartë se pse ai, po i bën sërish, një hyzmet të ri Thaçit. Kjo dilemë shtrohet veçanërisht, pasi edhe ai, dhe vetë partia e tij, por edhe LDK-ja, patën deklaruar hapur se janë të gatshme për koalicion. Meqë vendi edhe pse ndodhet thuaja në prag të zgjedhjeve lokale, dhe ende nuk janë me interes koalicionet zgjedhore, veçanërisht pasi degët e partive të ndryshme kanë preferenca të ndryshme për kundërshtarët e tyre politik lokal, dhe nuk janë në unison me mendimin apo perceptimin e partive në qendër, afrimi i këtillë i Haradinajt apo shërbimi që ia bën Thaçit, duket edhe më i pakuptueshëm. Në këtë kontekst të kuptuarit të politikës së Haradinajt mbetet një politikë jo origjinale, as personale dhe as partiake, dhe po ashtu si dëshmi se të bërit politikë serioze është një sfidë tepër e vështirë. Ndoshta, logoja nuk është fundi i botës, por që t’ua plotësosh çdo dëshirë serbëve, dhe me këtë edhe Serbisë, dhe t’ua ushqesh ëndrrën se Kosova nuk është sovrane, është gabim fatal për politikën e Kosovës. Një angështi nga e cila, lidershipi aktual sikur nuk e ka ndërmend ta nxjerrë vendin. Ediotrial i botuar me 29 gusht, Bota sot
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 09:17:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015