Egjipt: Sisi: Armata nuk do të lejoj dhunë të mëtejshme, ka - TopicsExpress



          

Egjipt: Sisi: Armata nuk do të lejoj dhunë të mëtejshme, ka vend për të gjithë Puçisti i cili është edhe kreu i Forcave të Armatosura të Egjiptit ka dhënë një mesazh për mbështetësit e Morsit, ku u thotë se “në Egjipt ka vend për të gjithë”. Sisi i nxiti ata të jepnin ndihmën e tyre “për të rindërtuar rrugët demokratike” dhe “për t’u integruar në procesin politik”. Por, ai paralajmëroi gjithashtu se ushtria nuk do të heshtë, nëse përballet me dhunën. Raportimet bëjnë të ditur se 38 persona të burgosur të pafajshëm janë vrarë nga ushtria, në rrugë e sipër për në burgun “Abu Zabal” në provincën Qaliubiyah. Komentet e al-Sisi ishin të parat në publik, që prej vrasjes së mijera njerëzve, kur ushtria dhe policia pastruan dy kampet e protestuesve, ditën e mërkurë. Aleanca pro-Morsi dhe anti-Grushtit të Shtetit bën të ditur se do të vazhdojë me protestat në kryeqytet, pavarësisht raportimeve të para se organizimet ishin anuluar, për shkak të kërcënimit nga “snajperat” përgjatë rrugëve. Ndërkohë, agjencite e lajmeve raportojne se 181 persona janë vrarë dhe 549 të tjerë janë plagosur, në dhunën e shpërthyer në mbarë vendin gjatë së shtunës.
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 12:05:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015