Ekzekutohen 2 biznesmenë në Bulqizë dhe Durrës. Pistat e - TopicsExpress



          

Ekzekutohen 2 biznesmenë në Bulqizë dhe Durrës. Pistat e hetimit: Droga dhe Kromi Ekzekutohen 2 biznesmenë në Bulqizë dhe Durrës. Pistat e hetimit: Droga dhe KromiDy biznesmenë, janë ekzekutuar ditën e sotme në Durrës dhe Bulqizë pa u mbyllur ende 24 orë. Një biznesmen ndërtimi humbi jetën në spital pas atentatit nga 2 persona të maskuar të cilët udhëtonin me motor në zonën e plazhit në Durrës. Vrasja e dytë u shënua mesditën e sotme në qendër të qyteti të Bulqizës ku u ekzekutua me armë zjarri një 40-vjecar. Ndërkohë që mbeti i plagosur dhe një 60-vjecar i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës. Policia nis hetimet për zbardhjen e 2 vrasjeve dhe kapjen e autorëve. ATENTAT NË DURRËS, EKZEKUTOHET BIZNESMENI I NDËRTIMIT Ora 9:00 Një biznesmen në fushën e ndërtimit ka humbur jetën, pas një atentati mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës. Viktima mësohet të jetë Plaurend Cani, 40-vjeç, biznesmen në fushën e ndërtimit. Gazetarja Kodiana Haxhiaj raportoi se burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije për News24, se 2 persona të maskuar që lëviznin me motor e kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë biznesmenin në zonën e plazhit në Durrës, pranë sektorit “Teuta” dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Viktima mësohet se po pinte kafe me punonjësit e tij, në një lokal pranë vendit ku po ndërtonte një pallat në zonën e plazhit. I plagosuri është dërguar menjëherë nga punonjësit e tij në Reanimacionin e spitalit të Durrësit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Bluzat e bardha e kanë pasur të pamundur të shpëtojnë jetën e 40-vjecarit për pasojë se 2 plumbat i kishin prekur organet jetësore. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve, ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë lidhje me punën që bënte biznesmeni. Dëshmia e punonjësve që shoqëronin viktimën në lokal do të jetë pikë kyçe për zbardhjen e detajeve të krimit. durres, ekzekutohet bisnesmeni Pista e hetimit për vrasjen në Durrës: Trafikant droge Burime nga policia e Durrësit bëjnë me e dije se po hetojnë për të shkuarën e Plaurend Cani, biznesmenit i cili mbeti i vrarë në Durrës. Pista kryesore e hetimet mësohet të jetë larje hesapesh, për shkak të së kaluarës së tij. Dyshohet se Cani është marrë me trafik droge në Itali, vepër penale për të cilën ka qenë i dënuar në shtetin fqinj. Policia bën me dije se ka kërkuar bashkëpunimin e homologëve italianë në lidhur me të shkuarën e Pleurend Canit. Ekspertiza mjeko-ligjore për Canin: 4 plumba i morën jetën 4 plumba, përkatësisht 2 në kokë dhe 2 në gjoks i kanë marrë jetën biznesmenit 40-vjecar në Durrës. Ekspertiza mjeko-ligjore thekson se autorët e krimit e kanë qëlluar viktimën nga një distancë prej 2 metrash. Pas ekspertizës pritet tërheqja e trupit nga familjarët. BULQIZË, EKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI, BIZNESMENI I KROMIT Ora 11:39 Vrasje me armë zjarri në qendër të qytetit të Bulqizës. Ngjarja u shënua mesditën e sotme ( rreth orës 11:30) në qendër të qytetit. Viktima mësohet të jetë Qerim Marku, 40-vjeç, ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe shtetasi Sami Smeli, 60-vjeç. Gazetari Enver Doçi, raportoi nga vendngjarja se viktima është biznesmen kromi në Bulqizë. Fillimisht 40-vjecari objektiv i autorëve të krimit u dërgua në spitalin rajonal, ku mjekët thanë se ndodhej në vdekje klinike, por më pas vdiq. Ndërkohë, i plagosuri Sami Smeli, 60-vjeç u transportua në gjendje të rëndë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Burime nga policia konfirmojnë se ai ka mbetur i plagosur aksidentalisht. Ende nuk dihen detaje rreth autorëve të krimit dhe shkaqeve, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ngrihen postoblloqe policie për kapjen e autorëve. Pista e hetimit për vrasjen në Bulqizë: Biznesi i kromit Gazetari Enver Doçi, raporti se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së Qerim Markut, 40-vjeç, biznesmen kromi në Bulqizë. Nga hetimet paraprakë dyshohet se vrasje të ketë lidhje me aktivitetin që ai ushtronte në Bulqizë. Ende nuk dihen autorët, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. bulqize ekzekutohet biznesmeni Dëshmitarët okularë: 1 person i maskuar qëlloi pasi doli nga “Benzi” i kuq Dëshmitarët okularë, të cilën kanë parë skenën e krimit në Bulqizë bënë me dije se kanë parë një “Benz” me ngjyrë kuqe. Nga automjeti sipas tyre zbriti një person i maskuar dhe qëlloi disa herë. Viktima Qerim Marku ishte pranë një servisi makinash në qendër të qytetit. BULQIZË, 60-VJECARI PLAGOSET AKSIDENTALISHT Ora 12:30 Burime policore bëjnë me dije se 60-vjecari Sami Smeli, ka mbetur i plagosur aksidentalisht gjatë ekzekutimit të biznesmenit Qerim Markut, mesditën e sotme në qendër të qyteti të Bulqizës. Smeli u transportua në gjendje të rëndë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak, Tiranë, ndërkohë bluzat e bardha bënë me dije se ai ka marrë plagë në gjoks ndaj do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri. Mjekët po bëjnë vlerësim të gjendjes së tij shëndetësore, pasi ende nuk ka dalë nga gjendja kritike
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 13:46:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015