Emocionet dhe gjendja shpirtërore e njeriut Humori apo gjendja - TopicsExpress



          

Emocionet dhe gjendja shpirtërore e njeriut Humori apo gjendja shpirtërore e njeriut dominohet nga emocione të caktuara, megjithatë duhet thënë se kjo situatë nuk është gjendje emocionale. Dy janë dallimet thelbesore, që dallojnë një gjendje shpirtërore nga një gjendje emocionale. Intensiteti i veprimit dhe intensiteti i kohëzgjatjes. Emocionet kanë intensitetin e vullkanit te njeriu: fillojnë vrullshëm bëjnë çfarë bëjnë dhe ikin po kështu në një farë mënyre, si kanë ardhur. Ndërsa gjendja shpirtërore është krejt tjetër. Kështu një emocion i caktuar, nuk mund ta mbajë peng njeriun më shumë se disa minuta, ndërsa një gjendje shpirtërore e caktuar mund të zgjasë dhe me ditë të tëra te njeriu. Ndërsa temperamenti është një kategori tjetër, përtej humorit e gjendjes shpirtërore, temperamenti është një tendencë që tipa të veçantë mbajnë ndaj një emocioni të caktuar, apo ndaj një gjendje shpirtërore të caktuar që e bën atë të klasifikohet sipas rastit: një tip melankonik, flegmatik apo gazmor. Dhe në fund fare, vijnë shqetësimet e vërteta emocionale, si depresioni klinik apo ankthi i vazhdueshëm, ku persona të caktuar janë në kurthin e përherëshëm të kësaj gjendje. Paul Ekman, njëri nga specialistët më të spikatur në këtë fushë, spjegon se emocioni nuk mbretëron gjatë, zgjat disa sekonda e shumë shumë disa minuta. Një emocion që zgjat një orë a më shumë nuk është më i tillë, ai kthehet në humor dhe kur ai pastaj zgjat me javë a muaj atherë kemi të bëjmë me patologji afektive. Pra ndryshimi esencial në mes të sentimentit dhe emocionit, është fakti se një sentiment (ndjenjë shpirtërore) mund të zgjasë dhe muaj të tërë, por nuk është patologji; ndërsa një emocion i caktuar që zgjat në kohë, kthehet heret a vonë në patologji. Veç këtij ndryshimi, emocionet dallohen se kanë natyrë biologjike e pulsionale, ndërsa ndjenjat shpirtërore janë produkt sekondar, përpunime e produkt i administrimit që mendja e njeriut u bën atyre. Dashuria në fillim është një emocion, e nëse zgjat kthehet në ndjenjë, gjendje shpitërore. Emocionet e sentimentet shpesh herë ngatërrohen, por analizuar me kujdes dallohen qartë. Thamë që dashuria nis si emocion. Shfaqet me intensitet të lartë, thuajse të dhunshëm dhe këtë eveniment e përjeton krejt qenia njerëzore. Njeriu është në revolucion, zemra i rreh vrullshëm, gjaku zien, instinktet pulsojnë. Ndërsa ndjenja e dashurisë si ushqehet, merr oksigjen nga emocioni përkatës, fillon e rritet në progresion dhe bën një jetë normale si sentiment i tillë, kur emocionet e dashurisë nuk e braktisin. Emocionet dhe gjendja shpirtërore e njeriut kanë një pushtet të madh në marrjen e vendimeve të caktuara, e sidomos kur vjen puna për të gjykuar e etiketuar. Gjykimi dhe opinioni për një ngjarje apo për njerzit, në shumë raste është produkt i gjendjes shpitërore në të ciln gjendemi atë kohë. Padyshim kur jemi në humor të mirë, të njejtin person do ta gjykojmë pozitivisht dhe e kundërta do të ndodhë kur jemi me humor të keq. Nuk janë të rralla rastet, kur njerzit për mungesë informacioni apo kohë për të arësyetuar e për të marrë një vendim të caktuar; apo thjesht për zakon, vendosin në bazë të gjendjes shpirtërore që i sundon në aë kohë. Bile ka shumë shembuj jo vetëm nga letërsia e filmat, që dhe për gjëra të rëndësishme në jetë, si martesa apo mirëbesimi marrin rëndsi të posaçme konsultimi me emocionet dhe gjendjen shpirtërore që të sundon atë kohë. Nuk dihet shkaku i saktë, por për hir të një mekanizmi gjysëm koshient, apo quajtur ndryshe intuitive, njerëzit bëjnë zgjedhje që shumicën e herës dalin shumë më efikase se zgjedhjet e bëra me mekanizmin e gjykimit racional. Mjafton të kujtojmë fragmentin ku përshkruhet këshilla që plaku i zgjuar i jep vajzës që donte njësoj dy djemtë, lexuar në hyrje të këtij libri. petrit sulaj PLANETI I EMOCIONEVE
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 22:34:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015