Endrra e parealizuar e Bill Gates1 Në një intervistë prej 60 - TopicsExpress



          

Endrra e parealizuar e Bill Gates1 Në një intervistë prej 60 minutash në CBS, themeluesi dhe kryetari i Microsoft-it, Bill Gates, iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me rivalin e tij të dikurshëm Steve Jobs. Gates foli mbi takimin e tyre të fundit, në maj 2011, kur Jobs ishte vërtet shumë i sëmurë. Ai e kujton inovatorin e Apple si një nga personat me idetë më brilante për dizajn dhe njëkohësisht një person optimist për të ardhmen, pavarësisht sëmundjes së tij. Charlie Rose e pyeti se cila ishte një cilësi që ai do të dëshironte ta kishte. Pa hezituar, Gates u përgjigj “Sikur të kisha imagjinatën e tij për dizajn! Fakti që ai, edhe pse kishte shumë pak njohuri nga inxhinieria, bëri mrekulli me dizajnin dhe dëshmoi se sa i rëndësishëm është ai për një produkt. Ai tregoi se dizajni i mirë të çon vërtet në drejtimin e duhur. Duke ndjekur këtë filozofi, erdhën në treg produkte të jashtëzakonshme.” Pavarësisht faktit se Gates dhe Jobs ishin rivalë të fortë me njëri-tjetrin dhe ky i fundit e ka thumbuar shpesh Microsoft-in me deklaratat e tij, Gates mesa duket nuk i mban mëri njeriut që dikur tha edhe se Microsoft-i nuk ka shije. Në fakt, kujtimet e tij e bëjnë disi nostalgjik Gates-in. “Ai dhe unë, në një farë mënyre, u rritëm së bashku. Çdo fantazi që kishim për krijimin e produkteve dhe krijimin e gjërave të reja, e dini, e arritëm,” tha Gates. CL 77news.al
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 18:33:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015