Engjell apo Djall.... Kjo histori i ka ndodhur stergjyshes time - TopicsExpress



          

Engjell apo Djall.... Kjo histori i ka ndodhur stergjyshes time kur ka qene femije ne nje nga fshatrat e lumit te vlores. Kishte dite qe njerezit kishin pare dicka te cuditshme. Gjate nates stergjyshja ime doli jashte ne oborr dhe ishte bashke me nenen e saj, ishte kohe darke, ajo pa nje zjarr te vogel qe levizte nga njeri vend ne tjetrin duke u zgjatur dhe levizte rreth nje meter dhe ndalonte prap. Ato u tremben shume por kjo gje u ndodhi dhe disa njerezve te tjer dhe fshataret i thane priftit . Erdhi ai dhe pyeti te gjithe njerezit e fshatit pasi foli me ta vendosen te shkonin ne varreza kontrolluan te gjithe varret dhe te njeri nga varret pane nje te hapur, ai ishte varri i nje vajze qe kishte vdekur ne moshe te re. E hapen varrin dhe pane se trupi i saj nuk ishte prishur, ishin mbledhur shume njerez dhe u habiten qe te gjithe... Disa njerez thoshin eshte dreqi, asaj vajze te vdekur i hapeshin syte, jo thoshte dikush tjeter eshte engjell dhe vajza i mbyllte syte dhe shtrihesh prap. Prifti vendosi te mernin vajguri dhe ta digjnin trupin ashtu beren dhe flaka qe levizte ne fshat nuk u pa me.. Sot e kesaj dite vendi ku eshte varrosur vajza quhet varrvasha Kjo histori eshte e vertet dhe kan qene shume njerez prezent..
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 08:27:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015