Episkop Andoni, një prej klerikëve më të lartë të Kishës - TopicsExpress



          

Episkop Andoni, një prej klerikëve më të lartë të Kishës Ortodokse Shqiptare, në një intervistë për “Top-Channel” komenton zhvillimet më të fundit në qytetin e Përmetit. Sipas tij, toka në fjalë është pronë e Kishës Ortodokse dhe se aty, në bazë të dokumenteve të kohës ka qenë Kisha e Shën Mërisë së Pazarit, e prishur më pas nga regjimi komunist. “Ne nuk e kemi zaptuar kishën apo pallatin e kultuës. Jemi futur në këtë godinë pas procedurës së kthimit të komisionit të pronave, madje kemi marrë përsipër edhe pagimin e një shume për shtesat paraprake që i janë bërë ndërtesës. Kur u futëm në godinë nisën gjyqet dhe fatkeqësisht në dy prej tyre nuk kemi qenë të pranishëm, duke u dënuar në mungesë. E vërteta është që kemi të bëjmë me një vend të shenjtë, por edhe sikur të ishte prishur godina, ne jemi pronarë të sipërfaqes së kishës dhe truallit e këto janë të hipotekuara”, deklaroi hirësia e tij, at Andoni. I pyetur rreth negociatave me Bashkinë e Përmetit lidhur me zgjidhjen e kësaj situate, Episkop Andoni shprehet se Kisha ka ofruar gjithë bashkëpunimin e saj për ta ndihmuar Bashkinë. “Ne jemi në negociata me bashkinë. Nuk kemi filluar sot të bisedojmë me bashkinë dhe qeverinë. Ato kanë nisur që me kryetarin paraardhës të bashkisë, të cilit i kemi ofruar ndihmën tonë për të përshtatur një ndërtesë tjetër, si shtëpia e oficerëve apo një tjetër ambient, për të ndërtuar një Pallat Kulture të përshtatshëm për komunitetin dhe përmasat e Përmetit. Ne kemi ofruar ndihmën tonë, ndërsa kërkojmë nga ana bashkisë të na jepet objekti historik për ne, ai i kishës së Shën Mërisë së Pazarit, për t’iu rikthyer destinacionit të saj”, shtoi episkopi. Duke iu referuar bllokimit të emigrantëve në kufi nga pala greke, për shkak të konfliktit në Përmet, Episkop Andoni i ka dënuar këto veprime duke kërkuar që ngjarja e Përmetit të mos ketë asnjë ndikim tek emigrantët shqiptare. “Ne na vjen keq në qoftë se shtetasit shqiptarë apo qoftë edhe ata grekë, vështirësohen në dogana, në kalime e rëndohen me procedura shtesë, nëse kjo lidhet me Përmetin dhe kishën e atjeshme. Këto janë dy çështje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe absolutisht nuk kemi çfarë themi apo komentojmë mbi këtë”, theksoi hirësia e tij.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 18:53:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015