Erdoan apel turqve: Lindni së paku nga tre - TopicsExpress



          

Erdoan apel turqve: Lindni së paku nga tre fëmijë! erdoganAnkara, 10 gusht 2013 Kryeministri turk Rexhep Tajip Erogan u bëri thirrje familjeve turke që të kenë të paktën tre fëmijë, dhe u bëri thirrje nënave që të rrisin fëmijët e tyre krahas vlerave fetare dhe shoqërore. Ai i bëri këto komente në një intervistë në kanalin turk NTV. “Është e drejta ime si president të ju tregoj qytetarëve të mi se është e dobishme që familjet turke të kenë së paku tre fëmijë”, tha Erogan. “Në qoftë se Presidenti Vladimir Putin kishte të drejtë të porosiste familjet ruse që të kenë tre ose më shumë fëmijë, pse unë nuk mund t’i porosis qytetarët e mi në Turqi?” Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Erdogan ka bërë një lutje publike për shtimin e lindjeve në familjet turke. “Më shumë popullsi do të thotë më shumë fuqi,” përfundoi Erogan, shkruajnë mediat vendore. Ai ka folur edhe kundër abortit, duke e quajtur atë një komplot sekret për të ngadalësuar rritjen e natalitetit në Turqi, si dhe është shprehur kundër metodave të kontracepcionit të cilat dëmtojnë shëndetin e nënës. (INA)
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 00:21:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015