Erdogan pritet ta vizitoje Kosoven Written by Naim Hoxha. Posted - TopicsExpress



          

Erdogan pritet ta vizitoje Kosoven Written by Naim Hoxha. Posted in Lajme Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin tetor mund të viziton Kosovën. Ai pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Burime të Gazeta e Prizrenit, të afërta me ambasadën e Turqisë në Kosovë, bëjnë të ditur se Erdogan, pos që do të marrë pjesë në këtë ceremoni, do të takojë liderët institucional të Kosovës dhe do të vizitojë qytetin e Prizrenit, ku pritet t’i organizohet një pritje madhështore, pas telasheve që po vazhdon të ketë me protestuesit në Stamboll dhe qytete tjera në Turqi. Sipas të njëjtit burim, kjo agjendë mund të ndryshojë vetëm nëse do të ketë ngjarje të paparashikueshmea në Turqi dhe në shtetet fqinje. Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë bërë të ditur ditë më parë se punimet në terminalin e ri pritet të përfundojnë në fund të muajit shtator. Ndërsa, hapja e këtij terminali pritet të bëhet gjatë fillimvjeshtës.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 20:45:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015