Esselamu alejkum.Këshilli i Bashkësisë Islame në Istog,më - TopicsExpress



          

Esselamu alejkum.Këshilli i Bashkësisë Islame në Istog,më rastin e fillimit te vititë të ri shkollorë të gjithë nxënësve ju uron nje vit të mbarë dhe suksese në mesime.E lusim Allahun e Madherishëm që tju jep suksese,dituria është apo kerkimi i diturisë ështe obligim dhe nderë. Hadith nr.1396 Libri Rijadus Salihin Kategoria DITURIA Hadithi 1396 Nga Ebu ed-Derdan r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Vërtet edhe melekët ndërpresin fluturimin e tyre (në shenjë respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devot-shëm është si vlera e Hënës ndaj planeteve të tjera. Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve; Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhemë, ata vërtet kanë lënë si trashëgimi dijen, prandaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 09:45:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015