Ethet te fëmijët Ethet janë pjesë e mbrojtjes së trupit - TopicsExpress



          

Ethet te fëmijët Ethet janë pjesë e mbrojtjes së trupit Zjarmia vetvetiu nuk është e rrezikshme, ajo është një mënyrë e trupit për t’u mbrojtur nga infeksionet. Fëmijët e kanë lehtë të goditen nga zjarmia dhe kjo varet para së gjithash nga infektimet virusale si ftohjeve, kollitjes, dhimbjeve të fytit që bëjnë që temperatura e trupit të ngritet. Temperatura mund të ngritet edhe nëse fëmia luan shumë dhe bën lëvizje intensive. Në raste të rralla zjarmia mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze. Në të shpeshtën e herave vërehet qartë kur fëmiu ka zjarmi. Nëse ndërkaq ndjeheni të pasigurtë ju mund t’ia matni temperaturën por është më me rëndësi të përcillni se si ndjehet fëmiu. Nëse keni ndërmend të kontaktoni entet shëndetësore është mirë që fëmiut t’ia keni matur temperaturën. Mënyra më e sigurtë për të matur temperaturën është në prapanicë. Fëmiu ka zjarmi nëse në mëngjes ose pas një pushimi gjysmë orësh ka temperaturë më të lartë se 38 gradë. Fëmiu duhet të pushojë dhe të pijë sa më shumë Fëmiu që ka zjarmi duhet të mbetet në shtëpi e të mos shkojë në shkollë ose parashkollë në mënyrë që të pushojë dhe të shërohet. Mirëpo nuk është e nevojshme që fëmiu të rri i shtrirë në krevat, por as nuk bën të mundohet fizikisht. Më së miri është që të leni vetë fëmijën të vendosë vetë sa ai do të rri i ngritur. Kur fëmiu ka zjarmi ai ka nevojë për më shumë lëngje se zakonisht. Që fëmiu të marrë mjaftueshëm lëngje në organizëm është mirë që të përpiqeni që sa më shpesh t’i jepni të pijë. I jepni fëmiut atë që atij i pëlqen më shumë dhe që vetë do, si për shembull akullore, krem ose qull. Nëse fëmiu ka humbur oreksin nuk ka nevojë t’i jepni ushqim të zakonshëm. S’keni pse të brengoseni nëse fëmiu nja dy ditë ha më pak. Fëmiu ndoshta urinon më rrallë dhe është kryesisht i dobët dhe i lodhur ngase ai ka pirë pak lëngje. I’a krijoni fëmiut një ambient sa më të këndshëm që mundeni Lejoni fëmiun, nëse i pëlqen, të flejë i mbuluar me një çarçaf të hollë ose vetëm me tesha të brendshme. Nëse fëmijës i pëlqen ju mund t’ia lani atij ballin me një pecetë të lagur me ujë të ftohtë. Mirëpo nëse fëmiu dridhet dhe ka të ftohtë, gjë që është e zakonshme kur fëmiu të ketë temperaturë të lartë,atëherë mund ta mbuloni me një batanije dhe t’ia bëni vendin sa më të këndshëm që mundeni. Ilaçe që mund të blehen pa recetë Zjarmia rrallëherë duhet të trajtohet me ilaçe për ulje të temperaturës. Shumica e fëmijëve kanë zjarmi që zgjatë vetëm disa ditë dhe nuk është aq serioze. Ilaçe për ulje të temperaturës mund ndërkaq t’i jepni kur të vëreni qartë se fëmiu ndjehet keq nga zjarmia ,për shembull i dhemb trupi, ankohet shpesh, pi më pak, fle keq ose e ka të vështirë të rehatohet mbrëmjeve. Fëmijët e moshës nën gjashtëmuajshe dhe që kanë zjarmi nuk bën t’i trajtoni pa kontaktuar entin shëndetësor. Për fëmijë të moshës mbi tre muajshe ka ilaçe kundër zjarmisë që përmbajnë paracetamol, për shembull Alvedon dhe Panodil. Kur fëmiu t’i ketë mbushur gjashtë muaj mund t’i jepni Ipren, që blehet pa recetë dhe përmban ibuprofen. Këto ilaçe mund t’i gjeni në formë të lëngtë ose pilulë për zorrë të trashë dhe kanë dozë të përshtatshme për fëmijë të vegjël. Për fëmijë më të vjetër ka edhe tableta. Përmbajuni me kujdes udhëzimeve në paketim. Mos kombinoni ilaçe të ndryshme. Fëmijë të moshës nën 18 vjeçare dhe që kanë zjarrmi nuk bën të përdorin ilaçe për ulje të temperaturës që përmbajnë acid acetilsalicik, si për shembull Magnecyl, Treo dhe Albyl. Mund që do t’u duhet të kontaktoni entin shëndetësor Zjarmia nuk është e rrezikshme por infeksioni që shkakton ajo mund të jetë serioz. Ju para së gjithash duke vlerësuar se si ndjehet fëmiu në përgjithësi mund të vendosni nëse duhet ose nuk duhet të kontaktoni shtëpinë e shëndetit. Nëse fëmiu ka fuqi të rri i ngritur dhe të luajë atëherë zjarrmia është vetëm një shenjë e infektimit të lehtë. Entin shëndetësor ju ndërkaq duhet ta kontaktoni nëse fëmiu: •Është më i ri se tre muaj dhe ka temperaturë më të lartë se 38 gradë. •Është i moshës prej tre deri gjashtë muajsh dhe ka temperaturë më të lartë se 39 gradë. Pavarësisht se çfarë temperature fëmiu ka ju duhet të kontaktoni entin shëndetësor nëse ai nuk jep shenja kontaktimi si zakonisht, është i plogësht dhe nuk do të hajë e të pijë. Entin shëndetësor duhet të kontaktoni edhe nëse fëmiu ka zjarmi edhe pas katër ditëve. Ka fëmijë që goditen nga ngërçet, të ashtuquajtura ngërçe zjarmie, kur temperatura u ngritet. Nëse kjo ndodh për herë të parë ju duhet të shkoni në spital ose në shtëpi shëndeti. Aty do t’u këshillojnë dhe ndihmojnë që të mësoheni se çka duhet të bëni herën tjetër kur fëmiu të jetë nën zjarmi. #lenti
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 21:35:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015