Evrokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle është shprehur i - TopicsExpress



          

Evrokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle është shprehur i shqetësuar lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni dhe rrugën e saj euroatlantike. “Unë jam i shqetësuar për situatën e brendshme politike në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe tensionet midis Qeverisë dhe opozitës, si dhe për mungesën e rezultateve për çështjen e emrit në bisedimet që po udhëhiqen nga OKB-ja”, deklaroi evrokomisioneri Fyle në konferencën “Ballkani Perëndimor: Linja e ngadalësuar dhe e shpejtë”, që po mbahet në Bruksel në organizim të organizatave “Miqtë e Evropës” dhe “Konrad Adenauer Shtiftung”, ku po merrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski dhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve të Ballkanit. Lidhur me procesin e evrointegrimeve, Fyle tha se pret nga vendet anëtare të BE-së që në Samitin e Këshillit Evropian gjatë këtij muaji t’i japin ndonjë kahje perspektivës evropiane të Maqedonisë Sipas tij, Komisioni Evropian për të pestën herë me radhë rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë, por ai tha pritjet tani janë se çfarë do të vendoset në Samitin e Këshillit Evropian. “Ne i ofruam vendeve anëtare se si të zhvillohet procesi dhe nuk e vlerësoj më të vlefshme përsëritjen e rekomandimeve për fillimin e negociatave për anëtarësim, që vendet anëtare sërish të premtojnë se do t’i kthehen kësaj çështje gjatë presidencës së radhës së BE-së dhe të mos plotësojnë asgjë”, deklaroi evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle. Ai tha se kësaj radhe kërkojmë nga vendet anëtare që të thonë se çfarë duan lidhur me këtë çështje?. “Të përsëritet sërish rekomandimi për nisjen e negociatave? Por a ka terren për këtë, andaj na duhen më shumë kahje veprimi nga vendet anëtare”, deklaroi Fyle
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 17:26:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015