Exclusive: Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi te Shkëndija? - TopicsExpress



          

Exclusive: Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi te Shkëndija? Nëse kompania e njohur Ecolog dhe Lazim Destani do të bëjnë sot zyrtarizimin rreth marrjes së ekipit të Shkëndijës nën ombrellën e saj, është e padiskutueshme se pritet të formohet një ekip shumë i fuqishëm që do të dominonte në kampionatin vendor, por me kalimin e kohës edhe në arenën ndërkombëtare. Pikërisht për këtë po përmenden shumë futbollist shqiptar që luajnë jashtë vendit e me gjithë dëshirë do të dëshironin ti ndihmojnë ekipit kuqezi drejt realizimit të synimeve të saj. Burime jozyrtare të gazetës “Zhurnal Plus” mësojnë se janë kontaktuar edhe dy futbollistët e njohur shqiptar Besart Ibrahimi i cili në sezonin e fundit luajti si i huazuar për ekipin e Ukrainës, FC Metalurh Zaporizhya si dhe Ferhan Hasani i cili pritet të largohet së shpejti nga Wolsburgu, pasi ky i fundit nuk është i kënaqur nga hapësira në ekipin gjerman. Me këta dy në skuadër si dhe me futbollistët që priten të vijnë si Muharem Bajrami, Nderim Nexhipi, Egzon Belica, Shaqir Rexhepi, Nebi Mustafi si dhe formacioni i vjetër ku janë edhe struganët Artim Pollozhani e Ardit Shaqiri kjo do të jetë një ekip e yjeve që secila ekip do të dëshironte ti ketë. Nga ana tjetër, po pritet në ditët në vijim të dihet se kush do të jetë edhe trajner i ekipit. Spekulohet se do të kthehet Artim Shaqiri, ndërkohë që po përmendet edhe strategët e njohur kosovar Bylbyl Sokoli dhe Rafet Prekazi. Ky i fundit në sezonin e fundit ishte trajner i Trepçës kurse Sokoli me sukses futi ekipin e Ferizajt në elitën kosovare. Burime të gazetës poashtu mësojnë se njëri prej menaxherëve që do të përkujdeset rreth transferimeve do të jetë tetovari i cili jeton dhe vepron në Bernë të Zvicrës, Arzen Ramadani, i cili është profesionist i vërtetë pasi ai ka shumë lidhje me ekipe evropiane. Arzeni përndryshe është nip i menaxherit të njohur Fami Ramadani i cili para disa ditëve realizoi transferimin e yllit malazez Stevan Jovetiç tek ekipi anglez City.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 22:52:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015