FAO i bën thirrje politikë-bërësve të fuqizojnë organizatat - TopicsExpress



          

FAO i bën thirrje politikë-bërësve të fuqizojnë organizatat prodhuese pyjore Përfitimet për pronarët e vegjël përfshijnë, uljen e varfërisë, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të ardhura të qëndrueshme 25 Nëntor, 2013, Guilin/Romë – Fuqizimi i organizatave prodhuese pyjore do të kontribuonte në masë të madhe në uljen e varfërisë, përmirësimin e jetesës dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të pronarëve të vegjël të pyjeve dhe fermerëve – that FAO në Konferencën Ndërkombëtare mbi Organizatat Prodhuese Pyjore që u zhvillua në Guilin, Kinë, 25 – 28 Nëntor 2013. Të qënit pjesë e një organizate prodhuese mund t’u japë individëve prodhues pyjorë akses më të mirë në tregje, një pozicion më të mirë në të bërit tregti, informacion esencial mbi tregjet, një zë në zhvillimet politike dhe t’i ndihmojë ata të përmirësojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse. Tepër të nënvlerësuar Jetesa e qindra milionë njerëzve varen nga pyjet. Përveç këtyre përfitimeve, organizatat prodhuese pyjore, të cilat janë të angazhuara në prodhimin e lëndës drusore, prodhimeve jodrusore, punëve artizanale dhe bimëve mjekësore, ende nuk janë dhe aq të zakonshme apo të mirënjohura si grupe të ngjashme në bujqësi. Organizatat prodhuese pyjore kanë patur burime të pakta dhe janë nënvlerësuar” – tha Eduardo Rojas-Briales, Asistenti i Drejtorit të Përgjithshëm për Pylltarinë FAO. “Grupet e mirëorganizuara u mundësojnë anëtarëve të tyre të kenë më tepër fuqi në të bërit tregti dhe të kenë akses në marrjen e kredive. Grupet më të mëdha mund të lobojnë për interesat e anëtarëve të tyre dhe të ndikojnë politikat. Përveç kësaj, përmes organizatave prodhuese pyjore, pronarët e vegjël gjithashtu mund të fuqizojnë menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Politikëbërësit duhet të jenë më të vetëdijshëm ndaj këtyre përfitimeve dhe duhet të mbështesin krijimin e organizatave të tilla.” Fermat janë të lidhura me pyjet Fermerët, veçanërisht popullatat indigjene, pronarët e vegjël, gratë dhe familjet fermere, gjithashtu përfitojnë nga menaxhimi i pyjeve, pasi u mundëson atyre të diversifikojnë burimet e tyre të të ardhurave dhe të mënjanojnë rrisqet potenciale të të mbështeturit vetëm mbi kulturat bujqësore. Për shkak të rritjes së rrisqeve të paraqitura nga ndryshimet klimatike, fermerët do të fitojnë nga mbështetja për diversifikimin e aktiviteteve të tyre të jetesës” – tha Jeffrey Campbell, Menaxher i Faciliteteve të Pyjeve dhe Fermave, një partneritet midis FAO, Institutit Ndërkombëtar për Mjedis dhe Zhvillim (IIED) dhe Bashkimit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN). Ndërsa disa thatësira mund të shkatërrojnë kulturat bujqësore, disa tipe pyjesh janë më rezistent ndaj thatësirave dhe mund t’i përballojnë më mirë ato, duke kontribuar në sigurinë ushqimore dhe prodhimin e një sërë prodhimesh të tjera të rëndësishme” – shtoi ai. Zotërimi i sigurtë i pyjeve Kur banorëve vendas u jepen të drejta të qarta, të ndershme dhe transparente për të menaxhuar pyjet dhe për të marrë përfitime ekonomike prej tyre, ka shumë gjasa që ata të bëjnë investimet afatgjata që pylltaria kërkon. Përveç kësaj, kur ata kanë besimin që të drejtat janë të garantuara, banorët vendas mund të mirëmbajnë dhe të rrisin përpjekjet e tyre tradicionale për të ruajtur pyjet. Gratë duhet të kenë të drejta të barabarta si prodhuese, përfituese dhe vendimmarrëse, theksoi FAO. Kur kjo nuk ndodh, organizatat prodhuese pyjore mund të kenë një rol të rëndësishëm në lobimin për ndryshim. Fuqia në numra – histori suksesi Në një raport të ri të prezantuar në Konferencën e FAO-s paraqiten një mori shembujsh suksesi të organizatave prodhuese pyjore. Në Kinë, një kooperative bambuje blen kërcenj bambuje, fruta, perime dhe kërpudha nga anëtarët për t’i përpunuar, magazinuar, transportuar dhe shitur ato dhe ka krijuar një markë. Përmes kooperativës, anëtarët kanë akses më të mirë për marrjen e kredive. Në Guatemalë, grupet e kultivuesve të pemëve kanë ndërprerë marrëdhëniet me ndërmjetësit, të cilët deri kohëve të fundit merrnin pjesën më të madhe të përfitimeve të tyre. Ata tani lidhen direkt me kompanitë e mëdha dhe marrin më shumë të ardhura nga shitjet e tyre.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 13:03:20 +0000

Trending Topics



v class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> SpiceJet in talks with two US-based private equity

Recently Viewed Topics




© 2015