FC Kosova (V) kampion vjeshtor . Me lehtë se që është - TopicsExpress



          

FC Kosova (V) kampion vjeshtor . Me lehtë se që është pritur skuadra Vushtrriase , Kosova ka mposhtur Fushë Kosovën në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, me rezultat 2 me 0, në kuadër të javës 16 të Rafaisen Superligës së Kosovës, javën e parafundit për këtë stinor. Përveç lojës korrekte, tifozët e dy skuadrave si “Pampurat” ashtu edhe “Forca” që kishin udhëtuar në Fushë Kosovë, kanë krijuar një atmosferë impozante për rreth 2 mijë shikues që e përcollën këtë takim. Golin e parë skuadra vushtrriase e ka shënuar tek në minutat e fundit të pjesës së parë të takimit, gjegjësisht në minutën e 43-të, kur Leart Emini nga krahu i majtë e dërgoi një top në zonë, e gabimin e Gojnovcit nuk e lëshoi qendërsuluesi vushtrrias, Labinot Osmani, i cili nga afërsia e përplasi topin në rrjetën e Fushë Kosovës për tis jell vushtrriasit në epërsi 1 me 0. E Fushë Kosova kishte rastin që të barazoi menjëher, sikur Shillova të ishte më i vëmendshëm dhe të mos e huqte gjuajtjen e tij. Të motivuar për lojë, menjëher në m,inutat e para të takimit, Kosova ka thelluar menjëher epërsinë. Në minute e 51 në një aksion vetjak të këmbshpejtit Semir Zeneli, depërtoi në zone dhe me gjuajtje të saktë, thelloi epërsinë në 2 me 0. Megjithë përpjekjet skuadra vendase nuk mundi ta gjej portën e vushtrriasëve. Edhe pse ka mbetur një javë para përfundimit të stinorit, me këtë fitore Kosova ka grumbulluar gjithësejtë 34 pikë, dhe praktikishtë edhe ka siguruar dimrimin në kreun e tables, pasi Hysi që e ndjek ka 6 pikë më pak. Kryetrajneri I Llamkos Kosovës, Ismet Munishi tha se kanë pritur një rezistencë më të madhe nga mikëpritësit, porFC Kosova (V) po tregon lojë të mire dhe për këtë edhe po shpërblehet. Ndërkaq kryetrajneri i Fushë Kosovës, Remzi Gojnovci, tha se kanë pritur një lojë të forte nga Llamkosi, por që mendon se humbjes së tyre i ndihmuan edhe dy gabime të lojtarëve të Fushë Kosovës që i shfrytëzoi Llamkos Kosova
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 21:05:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015