FDBK: APEL Drejtuar shqiptarëve të Kosovës Lindore BOJKOT - TopicsExpress



          

FDBK: APEL Drejtuar shqiptarëve të Kosovës Lindore BOJKOT REGJISTRIMIT TË SERBISË NË KOSOVËN LINDORE! Serbia, përmes regjistrimit te popullsisë në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) planifikon të eliminojë juridikisht mbi 18 mijë shqiptarë nga Preshevë dhe të legalizojë 5 mijë kolonët serbë dhe romë në Bujanoc. Serbia dhe qeveria e saj insistojnë vazhdimisht dhe me të gjitha mjetet politike, ekonomike dhe policoro-ushtarake, në largimin e popullatës shqiptare nga territoret e komunave të Preshevë , Bujanocit dhe Medvegjës. "Regjistrimin", për të cilin po këmbëngulin qeveritarët serbë, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) e vlerëson si përpjekje të Serbisë për të legalizuar projektin kolonial serb mbi Kosovën Lindore. FDBK, tek shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanicit) apelon që të bojkotojnë çfarëdo "regjistrimi" që mundet të organizojë Serbia. Gjithashtu, FDBK kërkon që politika shqiptare e Tiranës dhe e Prishtinës të insistojë në regjistrimin e popullatës shqiptare në Kosovën Lindore, por mbi këto baza: 1. Pprocesi i regjistrimit të organizohet dhe të monitorohet nga ndërkombëtarët. 2. Regjistrimi të organizohet gjatë muajve korrik-gusht, atëherë kur shumica e diasporës gjendet në shtëpitë e tyre. 3. Të mundësohet regjistrimi online (nëpërmjet internetit) edhe i të gjithë atyre shqiptarëve që nuk munden të jenë fizikisht të pranishëm në pikat e regjistrimit. Çfarëdo pjesëmarrje në procesin e "regjistrimit" që mundet të organizojë qeveria serbe është fatal për substancën kombëtare në Kosovën Lindore, prandej..... FDBK sqaron opinionin publik se, prapa këtyre tentativave qeveritare serbe fshihet projekti i vjetër serb për kolonizimin e Kosovës Lindore. Qeveria serbe ka për qëllim: 1. Eliminimin juridik të rreth 18.000 shqiptarëve në Komunën e Preshevës, duke përdorur metodat e vjetëruara të regjistrimeve, që nuk janë asnjëhere të sakta, gjithashtu mosregjistrimin e asnjë shqiptari që jeton në Republikën e Kosovës, te cilët, nga dhuna e represioni i Serbisë (mbi 50 mijë shqiptarë) janë detyruar të shperngulen në Republikën e Kosovës dhe edhe në Evropë dhe..... 2. Legalizimin e mbi 5 mijë kolonëve serbë dhe romë në komunën e Bujanocit të ardhur gjatë dy viteve të fundit. Prandej, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) apelon për refuzim kategorik të çfarëdo pjesëmarrje në një proces të tillë antikombëtar të organizuar nga Serbia. Presidenti i Frontit Demokratik te Bashkimit Kombëtar (FDBK), Mr. Gafurr ADILI. Tiranë, më 2 tetor 2013
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 11:41:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015