FJALIME TË SHQUEME (I) Daniel Gazulli TEODORA E BIZANTIT “Të - TopicsExpress



          

FJALIME TË SHQUEME (I) Daniel Gazulli TEODORA E BIZANTIT “Të mendojmë për qendrimin ma të urtë, e jo ma të leverdisëshëm” 532 PERSONAZHI Teodora e Bizantit, e lindun rreth vitit 500, me prejardhje të përvujtë, ishte balerinë (ndokush do të thonte edhe “me sjellje të lirë”) kur, mbas një krize mistike, braktisë vallëzimin. Ajo u martua me Justinianin, nipin e Perandorit të Lindjes, Justinianit të I, që në vitin 527 u lëshoi fronin. Vdiq në vitin 548. VLERA E FAJLIMIT TË SAJ Në vitin 532, Justinianit iu desh t’i bante ballë një rebelimi të udhëhequn nga Ipacio, i nxitun nga familjet fisnike. Rebelët ishin gati të pushtonin pallatin mbretnor të Bizantit, që lidhej me një port privat. Një grup besnik këshilltarësh dhe truproja e tij kishin marrë të gjitha masat për të organizue një rrugë shpëtimi drejt Trakës të çiftit perandorak, çka do t’u hapte rrugën e marrjes së pshtetit të të revoltuemëve. Justiniani ishte gati ta braktiste sallën e palaltit e të pranonte ikjen, kur u ngrit nga froni i saj e shoqja dhe foli, shkurt, por në mënyrë shumë mbresëlanëse, sa i bindi të rezistonin e të luftonin për mposhtjen e rebelëve. As që mund të mendohet se fjalimi, në rrethanat kur u mbajt, të ishte i parapërgatitun: aq ma tepër nuk mund të mos admirosh efikasitetin e seciles fjali, nga sulmi ndaj mendësisë mashkullore, nga kërkimi i një zgjidhjeje alternative se sa ikja, deri tek thirrja të të shoqit të ikte vetëm, nëse dëshironte. Perandoresha, aq bukur e denjitoze e paraqitun ne mozaikun që gjendet në katedralen e San Vitale të Ravenës, ishte po, një nga ato që fundshekullin e shkuem i patëm quejtë “zonja e hekurt”; e nëse asht e vërtetë se mbas një burri të madh asht gjithmonë edhe një bashkëshorte e madhe, mund të merret me mend sa i asht borgj grues së tij perandori që ka hy në histori për riorganizmin e së drejtës romake e reformat shoqnore dhe ekonomike. FJALIMI Zotnij, rasti i sotëm asht tepër serioz që të më lejojë të respektoj mendësinë simbas së cilës një grua nuk duhet ta marrë fjalën atje ku duhet të vendosin burrat. Ai që i sheh interesat e tij të kërcënueme nga një rrezik ekstrem, duhet të mendojë për qendrimin ma të urtë, e jo ma të leverdisëshëm. Edhe po të jemi të sigurtë se ikja do të jetë e vetmja që na siguron shpëtimin, përsëri ajo do të ishte e papranueshme. Asht e pamundun, për një që ka lindë në këte botë, të mos vdesë; por për ata që ka mbretnue, asht e pafalëshme të jetë një ikanak. Në të gjallë askush nuk mund të më privojë nga kjo rrobë, askush nuk do të mund të mos më quej perandoreshë. Nëse dëshironi të shpëtoni, i nderti im shoq, nuk ka asnjë vështirësi. Jemi të pasun; aty asht deti, aty janë anijet që na presin. Por reflektoni për një çast se, kur të keni arrijtë në një pikë të sigurtë e shpëtimi të jetë i vërtetë, do ta shkëmbenit këte ikje për të shpëtue me vdekjen. Sa për mua, do t’u përmbahem detyrimeve që ky mantel perandorak më dikton e të mbroj fisnikninë time.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 05:33:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015