FK KUKESI Super Lajm Ulen Biletat per ndeshjen me Metallurg - TopicsExpress



          

FK KUKESI Super Lajm Ulen Biletat per ndeshjen me Metallurg Donetsk: Ulen çmimet e biletave për ndeshjen e së enjtes. Klubi i Kukësit, ul çmimin e biletave në prag të ndeshjes me FK Metalurg Donetsk. Presidenti , Safet Gjici, ka vendosur që këtë herë çmimi i biletave të zbrësë për të gjithë katëgoritë dhe vendet. Kështu biletat në tribunën qëndrore nga 3000 lëkë zbresin në 2000 lekë, ndërsa të gjithë biletat e tjera pavarësisht tribunës dhe vendit do të shiten me 500 lekë çmimi, nga 1000 dhe 800 lekë që kanë kushtuar më parë . Këtë herë nuk do ketë dallim për sportelet. Biletat do të kushtojnë njëlloj si në sportelin e Kukësit ashtu dhe të Tiranës. “ Duke parë dëshirëne madhe të tifOzërisë sonë për të na mbështetur në stadium , ne menduam që sërish të ulim çmimin e biletave. Kjo është një kosto për financat e klubit , por ne e bëjmë për t’u dhënë mundësinë të gjithë tifozëve që të përcjellein këto momënte historike të futbollit të Kukësit. Ekipi po rrit nga ndeshja në ndeshje cilësinë e lojës dhe kualifikimet tur pas turi në Europë , ndërkohë që ne po ulim çmimin e biletave. U bëj thirrje të gjithë tifOzërisë së Kukësit , por dhe gjithë shqiptarëve , pasi Kukësi tashmë përfaqëson gjithë Shqipërinë , që të jenë me ne ditën e ndeshjes në stadium . Të mbushim stadiumin dhe t’u japim kurojo lojtarëve dhe stafit në këtë rrugë të shkëlqyer që po kalon ekipi”,- ka thënë presidenti, Safet Gjici. Shitja i biletave , pritët të nisë të martën ën Kukës dhe Tiranë . Ulja e çmimit të biletave është mirëpritur nga tifizëria . Kjo ulje pritet të sjellë në satdium mbi 10 mijë tifozë. “ Ekipi po arrin rezultate të shkëlqyera. Ne jemi krenarë më këtë ekip. U bëj thirrjë gjithë tifizëve ngado që janë që të enjtën të jenë në stadium.Te jemi shume shume te mos ngelet asnje karrige boshe te ejnten te bejme historine ,te realizojme nje enderr akoma me te madhe .
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 19:16:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015