FSHATI QË NDAN TRI SHTETE ME SHQIPTARË Në Pikën Kufitare të - TopicsExpress



          

FSHATI QË NDAN TRI SHTETE ME SHQIPTARË Në Pikën Kufitare të Vranicës… Lëvizja e lirë përmes pikës së kalimit kufitar të Vranicës që lidh rrethin e Tropojës me Malin e Zi ka një tendencë rritjeje. "Tashmë lëvizin gjatë 24 orëve deri në 50 persona në fundjavë, ndërsa në ditët e tjera të javës lëvizin 20-30 persona", bëjnë të ditur burime zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit. Ndërkohë, shqetësim është gjendja e keqe e aksit rrugor që lidh qytetin e Bajram Currit me komunat e Plavës e të Gucisë në Malin e Zi. "Po bashkëpunojmë me drejtuesit e Plavës e të Gucisë me synimin e riparimit të shpejtë të aksit rrugor që lidh ato me pikën e kalimit kuftar, gjë që do të lehtësojë lëvizjen e vizitorëve në të dy anët e kufirit", thotë kryetari i Komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. Sipas tij, lëvizjet në të dy anët e kufirit bëhen jo vëtëm për shkak të distancës së vogël, por edhe të lidhjeve të shumta miqësore e fisnore të banorëve në të dy anët e kufirit. Vetëm nga Komuna e Margegajt mbi 40 vajza janë martuar me djem, banorë të këtyre dy komunave, gjë që rrit ndjeshëm fluksin e lëvizjes së banorëve në të dy anët e kufirit” Është kjo arsyeja, që e bën më të domosdoshme hapjen e rrugës automobilistike që lidh doganën e Vranicës me qytetin e Bajram Currit, rreth 45 kilometra e gjatë. Ndërsa, Plava e Malit të Zi nga Ceremi është vetëm 10 kilometra. "Projekti i rrugës ka përfunduar, ndërsa pritet financimi i saj. Projekti i është dërguar Ministrisë së Turizmit, por edhe KE-së, me synim përshpejtimin e financimit, pasi hapja e këtij aksi rrugor është bërë i domosdoshem për banorët e të dy vendeve", thotë Biberaj. Fshati Cerem ku është pika e kalimit kufitar e Vranicës ndodhet thuajse në pikën që ndan 3 shtete, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. E veçanta është se në të 3 shtetet pranë kufirit, banorët janë shqiptarë. Vetë banorët e fshatit Cerem janë me origjinë nga fshati i Vuthajt i Malit të Zi. Fshati ndodhet në një lartësi prej rreth 1800 metra mbi nivelin e detit. Rrethi i Tropojës ka një vijë kufitare me Malin e Zi rreth 30 kilometra të gjatë.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 06:13:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015