FSHF pas drekës Situata është e qetë dhe shpresëdhënëse, - TopicsExpress



          

FSHF pas drekës Situata është e qetë dhe shpresëdhënëse, pasi edhe pse nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare, palët i kanë lënë dyert e hapura për të vazhduar bisedimet. E megjithatë, kjo nuk i ndalon ato që të shpalosin strategjitë, sidomos kur vjen puna në aspektin mediatik. Nga ana e FSHF-së dhe e Dukës u vu re qartë se pas takimit kishte një tendencë për ta “reklamuar” bisedën me De Biazin si të frytshme dhe çështjen e rinovimit të kontratës si një formalitet burokratik. Pse? Sepse kështu Federata fiton pikë në opinionin publik dhe në çdo rast ka një argument për të përdorur. Argumentet? 1. Kështu Federata bind opinionin se gjërat i ka bërë në mënyrën e duhur: ia ka rinovuar trajnerit kontratën ende pa u luajtur 4 ndeshje nga edicioni dhe rrjedhimisht i ka krijuar komoditetin që të punojë i qetë. 2. Federata del bujare, sepse shpërblen në njëfarë mënyre trajnerin për punën e bërë duke i dhënë atij një tjetër mandat për të ardhmen. 3. Federata siguron një argument mbrojtës sido që të shkojnë punët: në rastin më të keq, pra nëse De Biazi nuk do të rinovojë deri në tetor, FSHF do të “mbrohej” me argumentin se ajo e bëri të vetën dhe se ishte De Biazi ai që tradhtoi dhe prishi “marrëveshjen e gushtit”.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 08:00:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015