Fahri Xharra Ti thuash Ortodokseve greke eshte tradhetia me e - TopicsExpress



          

Fahri Xharra Ti thuash Ortodokseve greke eshte tradhetia me e madhe qe mund ti bejme vendit tone !!! Eshte pikerisht ajo qe duan te tjeret !!! Petro Luarasi, Thimi Mitko, Spiro Bellkameni, prifti vlleh Papa Llambro Ballamaçi, Pandeli Sotiri, Mihal Grameno , Papa Kristo Negovani, Fan Noli, Dhimiter Zografi, At Stath Melani, Dhimiter Tutulani, Jsif Bageri e shume kolose te tjere dhane jeten per shqiptarine !! Komuniteti Ortodoks eshte ai qe ka ndjere nje presion te jashtezakonshem mbi shpine e kete e tregon gjaku i ketyre patrioteve e shume te tjereve qe dhane jeten per kete vend !!! Ndaj sot me shume se kurre duhet ta mbajme larte kete histori me krenari, me dashuri e respekt e jo ta shtyme e ta derformojme !!! Ata qe perpiqen te sulmojne kete komunitet duan çarjen e shqiptareve, çarjen e rrenjeve tona !!! Myslimane e te Krishtere jane bashke, jane nje , jane te gjithe Shqiptare !!! Mos lejojme kurre qe sot siç dikur ti ndajne shqiptaret. Duan qe Myslimanet ti quajme Turq, Katoliket - Italiane dhe Ortodokset - Greke ... kete duhet ta kundershtojme me force ne vete , ne Shqiptaret kudo qe jemi !!! Ne jeni bashke, jemi nje dhe kjo s mund e sduhet te ndryshoje !!! Siç ka thene i madhi Fishta - vertete ne kemi Bajrame e Pashke , por Shqiptarine e kemi bashke !!! Keshtu te jemi gjithnje !!!
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 22:31:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015