Faik Konica Gjuha shqipe E ashpër dhe e sertë ashtu si populli - TopicsExpress



          

Faik Konica Gjuha shqipe E ashpër dhe e sertë ashtu si populli trim që e flet, plot shije dhe e bekuar, ashtu si frutat dhe lulet e maleve ku ajo flitet, gjuha shqipe, megjithëse e mbetur e varfër nga mospërpunimi shumë shekullor, është e aftë për të shprehur nuancat më të holla të shpirtit njerëzor, vibrimet më të pakapshme, në krahasim me dialektet serbe, bullgare e greke, mundësia e të cilave për të arritur thelbin përfundon shpesh në përafrime trashanike. Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 22:33:14 +0000

Trending Topics



hMw

Recently Viewed Topics




© 2015