Faik Konica "Tjetri shkak është se ca prej shqiptarëve janë - TopicsExpress



          

Faik Konica "Tjetri shkak është se ca prej shqiptarëve janë të synetisur e ca të pagëzuar. Këto dy punëra janë mjaft për të qeshur dhe, nëqoftëse ndonjë lexues nuk i njeh – ja shkurt si bëhen: Kur një djalë arrin 7 a 8 vjeç, i ati i tij fton miqtë, hanë e pinë dhe këndojnë; pastaj, duke rënë violitë, një maskara i afrohet të gjorës foshnje – e cila ulërin dhe përpiqet – dhe me një gërshërë në dorë i pret një copë mish te një vend që është turp ta thuash. Ka shqiptarë që s’e bëjnë këtë punë, por ata, kur lindet një djalë ja çojnë një prifti mjekërqelbur, i cili e merr dhe e fut lakuriq në një magje plot me ujë. Mos ma merrni shtrembër mendimin tim ju lutem; unë nuk flas kundër këtyre punëve: të mira a të liga, çdo njeri është i lirë t’i besojë dhe t’i mbajë. Vetëm një pyetje dua t’ju bëj duke ju falur nderës: A mendoni se mund t’i ndërrohet fati një njeriu sepse kur ishte djalë i këputën një copë mish a e vunë brenda në një magje? Mua s’ma pret mendja." 1897
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 14:17:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015