Falësit e sabahut janë ata të cilët i përgjigjën thirrësit - TopicsExpress



          

Falësit e sabahut janë ata të cilët i përgjigjën thirrësit të Allahut, kur ai thotë: “Ejani në namaz, ejani në shpëtim!” Paqja qoftë mbi këta njerëz, të cilët e kuptuan se namazi është më i mirë se gjumi, e ndjenë domethënien e adhurimit. Andaj, ata i pritën ditët e lumtura, duke i përgëzuar dhe duke i forcuar. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Përgëzoi me dritën e plotë Ditën e Gjykimit ata që ecin në errësirë për të shkuar në xhami.” \[Tirmidhiu dhe Ebu Davudi].
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 06:09:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015