Familja e Heroit Enver Zymberit Bëhet me Banesë Familja e - TopicsExpress



          

Familja e Heroit Enver Zymberit Bëhet me Banesë Familja e Heroit të Kosovës Enver Zymberit nga sot do të jenë pronar të banesës së tyre në qytetin e Vushtrrisë, të dhuruar nga biznesmeni vushtrrias Ahmet Zariqi. Më 25 korrik të vitit 2011 në aksionin e Policisë së Kosovës për të vënë rendin kushtetues dhe kontrolluar pikat kufitare në veri të vendit qëllohet për vdekje polici 32 vjeçar Enver Zymberi nga fshati Dubovc i Vushtrrisë. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga më vonë policin e vrarë e kishte deklaruar me titullin hero i Kosovës. Në një ceremoni të organizuar në prag të dyvjetorit të vrasjes së heroit të Kosovës, ku mori pjesë i pari i Komunës së Vshtrrisë, Bajram Mulaku, pronari i kompanisë “Diari” Ahmet Zariqi i dhuroi çelësat e banesës për familjen e heroit Enver Zymberit, policit të vrarë në aksionin për vendosjen e rendit kushtetues në veri të vendit, transmeton Orainfo. Kështu, nga sot familja e heroit të Kosovës Enver Zymberit do të jenë pronar të banesës së tyre në qytetin e Vushtrrisë, të dhuruar nga biznesmeni vushtrrias, Ahmet Zariqi. Biznesi vushtrrias shquhet për kontribute të tilla bamirësie dhe ka ndërtuar në aksione të tilla humanitare mbi 100 shtëpi, qoftë individualisht apo edhe të bashkuar. Kryetari i komunës Bajram Mulaku me këtë rast ka falënderuar familjen Zariqi për humanitetin e treguar: “Familja Zariqi po tregon një akt human e njerëzor duke dhuruar një banesë familjes së heroit të Kosovës Enver Zymberit”, tha Mulaku. Në emër të familjes Zymberi foli edhe Muhamet Zymberi, i cili përshendeti kryetarin e komunës si dhe gjithë të ftuarit në këtë iftar. “Veçanërisht përshëndes familjen Zariqi për humanitetin e treguar ndaj familjes sonë”, tha Zymberi. Sipas pronarit të kompanisë “Diari” Ahmet Zariqi, familja e ngushtë Zymberi nga sot mund të vendoset në banesën prej 64 metra katror. /Telegrafi/
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 22:27:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015