Farmakologjia (nga greq. φάρμακον - substancë - TopicsExpress



          

Farmakologjia (nga greq. φάρμακον - substancë shëruese dhe λόγος - shkencë) është degë e mjekësisë, e cila merret me studimin e ndikimit të substancave kimike (medikamenteve) në organizmin e gjallë. Kjo shkencë posedon dy metoda të studimit, ato janë: Farmakokinetika Farmakodinamika Konsiderohet se kjo shkencë u zbulua nga mjekët arab në Bagdad gjatë të ashtuquajturës kohë të artë të Islamit. Nëndegët e farmakologjisë: Farmakologjia e përgjithshme Farmakologjia eksperimentale Farmakologjia klinike Toksikologjia Farmakolgjia eshte shkence mbi barnat – studion qdo gje qe lidhet me barnat: prejardha , vetite , pergatitja , veprimi , mekanizmi i veprimit dhe fati I barit ne oraganizem ( Perthithja , Shperndarja Biotransferimi dhe Eleminimi i tij ), dhe perdorimi i barnave per parandalimin , diagnostifikimi n dhe sherimin . Faramakokinetik e merret me hulumtimin sasior te fatit te barit ne oraganizem Perthithja ,Shperndarja , Biotransferimi dhe Eleminimi . Farmakodinamika merret me hulumtimet sasior te fatit te barit ne organizem , sisteme dhe oraganeve , pra me mekanizmin e veprimit te barit . Farmakologjia eshte lende qe studion lidhjet me te rendesishme te veprimit te barnave ne organizem (Farmakologjia e pergjithshme ) nderkaq pjesa tjeter e Farmakologjise quhet speciale dhe studion grupet farmakologjike te medikamenteve sipas organeve apo sistemeve ku ato veprojne . FARMAKOKINETIKA E MEDIKAMENTEVE Eshte ajo pjese e Farmakologjise qe studion kinetiken e medikamenteve ku hyne : Rruget e administrimit ne organizem . Perthithja Shperndarja , Biotransferimi edhe eleminimi i barnave nga organizmi kta faktore Farmakokinetik ndikojne drejteperdrejte ne gjykimin e tre problemeve qe e preukupojne shkencen e Farmakologjise 1 Shpejtesia e shfaqjes se efektit Farmakologjike te barit 2 Intenzitetin e veprimit Farmakologjike te barit 3 Kohezgjatja e veprimit te barit Rruget e futjes se barit ne organizem vetem neper mes zgjedhjes se rruges se pershtatshme ne jemi ne gjendje te ndryshojme kohen , intenzitetin etj . Barnat jepin efekte Farmakologjike kur arrine nje perqendrim te caktuar ne gjake qe quhet perqendrimi plazmatik i medikamentit ne gjak . Bari (Medikamente) quhet nje stupstance qe kur arrine njer perqendrim te caktuar ne gjak ben kthimin e proceseve patologjike drejte atyreve fiziologjike (pra qe ky efekte Farmakologjike duhet te arrije nje perqendrim te caktuar ne gjak per kohe te caktuar ) Ne qfardo rruge qe te merret bari ai perfundimishte shkon ne gjake . Medikamentet mund te shperndahen ne menyre uniforme dhe jo uniforme . Gjithesesi nga momenti I marrjes se medikamentit e deri ne shfaqjes se efektit farmalologjike nevoitet njer kohe e caktuar qe quhet Periudha Latente e qe varet nga shum faktore : 1 Rruget qe kemi zgjedhur per ta futur barin ne oragnaizem . 2 Lidhet me shpejtesine e perthithjes se barit ne organizem 3 Lidhja me siperfaqen e aplikimit te barit ne organizem (sa me e madhe te jete siperfaqja e barit ne organizem aq me shpejte eshte perthithja dhe aq me e shkurter eshte periudha latente . -Kjo dukuri varet edhe nga shpejtesi e qarkullimit te gjakut ne organizem sa me e shptejte te jete qarkullimi i gjakut aq me e shpejtesine edhte masa e efektit farmakoligjike. -Barnat qe hyne shpejte ne organizem kane : 1.Veprim te shpejte farmakologjike 2.Intensitet te larte te veprimit 3.Kohe zgjatja me e shkurter P.sh –Barnat qe meren me inhalacion kohen e veprimit e kane te shpejte kohe zgjatjen e kane te shkurter dhe intensitet te larte Rruget e futjes se barit ne organizem ndahen ne dy grupe : 1.Rruga Natyrale 2.Rruga Artificiale Rruget natyrale jane rruget kur bari futet ne organizem pa prekur tersine e organizmit . Rruga Perkutane eshte rruge e dobet dhe perthithet ngadale dhe kohe zgjatja eshte e gjate. Rruga Nazale qe perthithet shum me mire se sesa te rruget perkutane por ne ket rruge jepen nje numer shum i vogel i medikamenteve . Rruga Perorale eshte rruge me e shpejte qe perdoret ne praiken mjeksore por eshte rruga me e preferuar nga pacintet . Adrenalina dardan..! 02-02-2008, 11:39 AM Adrenalina (nga lat. ad dhe ren në kuptimin mbi veshka) është hormon i gjëndrave mbiveshkore që lëshohet në trupin e njeriut kur ai është në gjendje rreziku apo në stres (zavalë, siklet psikikë). Ky hormon shkakton rritjen e frekuencës të rrahjes së zemrës, rritjen e shtypjes së gjakut, zgjerimin e bronkeve, rritjen e yndyrave (lipolzë) dhe sheqerit (glukolizë) në gjak. Adrenalina e ndryshon qarkullimin e gjakut nëpër organe duke e zvogëluar sasin e gjakut që qarkullon në organet e tretjes dhe duke shtuar gjakun në muskuj. Adrenalina gjithashtu gjendet si transmitor në tru në neuronet neuroadrenerge. FLUMAZENILI • Ten things you didnt know about images on Wikipedia • Flumazenil, struktura kimike Flumazenil (emrat në treg: Anexate®, Lanexat®, Mazicon®, Romazicon®) quhet antagonisti i benzodiazepinev e, që përdoret si antidot në terapinë e mbidozës së benzodiazepinev e. Ndikimi dhe efektet Flumazenil i kthen prapa të gjitha ndikimet e benzodiazepinev e pasi që është antagonist kompetitiv në pjesën ku lidhen benzodiazepinet në receptorin GABA. Pacientit duhet ti jepet intravenoz, sepse nëse merret oral atëherë në përgjithësi metabolizohet nga mëlçia dhe nuk ka ndikim. Ndikimi është i shpejtë (pas 2 minutash), efekti maksimal paraqitet pas 6 deri 10 minutave, por ndikimi nuk mban gjatë (vetëm 2 orë). Shumë benzodiazepine kanë kohën e përgjysmimit më të lartë se flumazenil. Pasi që ndikimi zgjat maksimal 2 orë mund të vije deri te i ashtuquajturi efekti rebound, d.m.th ndikimi i benzodiazepinev e kthehet përsëri pas kësaj kohe. Për këtë mund të jetë e nevojshme të përsëritet dhënia e antidotit. Indikacioni Heqja e mbidozimit të benzodiazepinev e Përfundimi i narkozës nga benzodiazepinet Ndikimet anësore dhe kundërindikacio net Nause dhe vjellje, frikë dhe shqetësim. Te personat e varur nga benzodiazepinet mund të vije te simptoma akute për shkak të mungesës së tyre. Flumanezil nuk guxon tu jepet personave me ndjeshmëri të shtuar ose alergji ndaj benzodiazepinev e, me insuficiencë të mëlçisë, fëmijëve dhe shtatzënave. NOCEBO Efekti i nocebos është e kundërta e efektit të placebos. Frika e madhe nga ndikimet e anësore negative të një medikamenti bënë që psikika të shkaktojë po këto ndikime, pa u marr aspak medikamenti në fjalë. Po ashtu dyshimi ndaj një medikamenti, mund të ulë ose ta zhduk plotësisht ndikimin e tij ATROPINA • Find out more about navigating Wikipedia and finding information • Atropina Atropina nxirret nga gjethet dhe rrënjët e bimës Atropa belladonna dhe nga farat e bimës Datura stromanium. Kjo është substancë kristalore e cila shkrihet në 115,5° C. Ka veprim të fortë helmues. Atropina përdoret në mjekim të syrit, sepse bën të mundshëm zgjerimin e bebzës së tij. ANTIDOTI Antidoti (greq.αντίδοτο, andídoto - ajo që jipet kundër), kundërhelmi (nga greq. antitoksina) ose antiserumi (vetëm gjatë përdorimit parenteral) është një substancë që përdoret kundër helmeve, medikamenteve ose substancave tjera, që ndikojnë në organizëm. Principi i veprimit të antidotit Zvogëlon aftësinë helmuese (toksicitetin) të një substance Lidh një substancë në vete Bënë shndërrimin e një substancë në një më pak helmuese Shtyn një substancë nga vendi i veprimit të saj (antagonizëm, pengim kompetetiv) Shpejton metabolizmin e një substance Shpejton largimin nga trupi të një substance Një kundërhelm mund të disponoj mbi një apo më tepër nga këto aftësi dhe kështu mund të zvogëloj apo tërësisht të largoj rrezikun për organizmin. PLACEBO Placebo (lat. “dua të pëlqej”) është një tabletë ose preparat tjetër mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese dhe d.m.th për nga definicioni nuk mund të ndikoj si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-pla cebo si dhe gjilpërat-place bo të akupunkturës. Në përgjithësi fjala placebo përdoret thjesht për diçka pa kurrfarë ndikimi, që megjithatë shkakton një efekt. Në mjekësi dallohen disa lloje të placebos: Placebo të vërtetë ose të pastër: kështu emërohen medikamentet, të cilat përmbajnë vetëm laktozë ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmëse si korrigjues të shijes ose ngjyra. Placebo false ose pseudoplacebo: ato përmbajnë substanca që ndikojnë, por të cilat kanë aq doza të vogla ose nuk ndikojnë fare kundër sëmundjes për të cilën përdoren, p.sh antibiotikët kundër një infeksioni me virus. Placebo psikoaktive: për studime të veçanta përdoren placebot si kontroll. Ato nuk e kanë ndikimin e medikamentit por imitojnë ndikimet anësore të tij. Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me ane të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve. Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll. Këto studime quhen edhe “studime të verbëta dyfishe” pasi që as mjeku e as pacientët nuk e dinë se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, që me të vërtetë ndikon. Kjo mbron nga ndikimet e jashtme të padëshiruara gjatë gjurmimit shkencor. Efekti i placebos nuk është shërim spontan, edhe pse dyshohet që gjatë tij rrjedhin po të njëjtat procese kimike. Gjatë një shërimi spontan trupi mënjanon sëmundjen pa ndikime të jashtme. Gjatë placebo- efektit nxitet trupi që të shërohet, nën ndikimin e faktorëve te jashtëm, që së paku kanë një ndikim përforcues mbi shërimin. SARINA isopropyl-ester . Formula kimike është CH3P(O)(F)OCH(C H3)2. Emrin e saj trivial e ka nga zbuluesit e saj: Schrader, Ambros, Rüdiger dhe Linde. Sipas OKB dhe rezolutës së saj 687 sarina është armë kimike për shkatërrim në masë të gjerë. Prodhimi dhe përdorimi i saj është ndaluar që nga viti 1993 në bazë të konventës për përdorimin e armëve kimike. Tabela e përmbajtjeve [fshih] 1 Historia 2 Vetitë kimike 3 Afati i përdorimit 4 Ndikimi 5 Simptomat 6 Metodat e mbrojtjes dhe antidoti 7 Ku u përdor Sarina gjerë më tani Historia Kjo substancë u zbulua në vitin 1938 në Gjermani nga një grup shkencëtarësh kryesuar nga kimisti Dr. Gerhard Schrader, gjatë studimit të lidhjeve fosforike për ti përdorur ato si insekticide. Vetitë kimike Struktura dhe aktiviteti biologjik i sarinës janë të ngjashme me shumë insekticide në përdorim si malathion, po ashtu me aktivitetin biologjik të karbamateve që përdoren si insekticide siç është sevin, si dhe me medikamentet mestinon, neostigmin dhe antirilium. Në temperaturë të dhomës sarina është një lëng pa ngjyrë dhe pa erë. Shtypja e saj e lartë e avullimit tregon që ky helm avullon shpejt (36 herë më shpejt se tabun, po ashtu helm i ngjashëm kimik). Po ashtu edhe avulli i saj është pa ngjyrë dhe pa erë. Mund të shtohet koha e ndikimit duke ju shtuar lyra të caktuara ose prodhime të petroleumit. Afati i përdorimit Sarina ka një afat shumë të shkurt të përdorimit, pasi që ajo humb efektin e saj pas një deponimi prej disa javësh apo disa muajve. Afati mund të shkurtohet edhe më shumë nëse substancat që përdoren për prodhimin e saj posedojnë papastërti të shkaktuara nga substanca tjera të shtuara. Ndikimi Ndikimi i sarinës në sinapsë: Sarina (e kuqe), acetilkolineste raza (e verdhë), acetilkolina (e kaltërt) Si edhe helmet tjera nervore sarina sulmon sistemin nervor të organizmit të gjallë. Sarina mund të merret në trup nëpërmes të lëkurës dhe frymëmarrjes. Vetëm një mbrojtje e tërësishme e trupit mundet të pengoj marrjen e saj në organizëm. Në trup kjo substancë e bllokon enzimën acetik-kolin-es terazë në sinapsat e sistemit nervor parasimpatik vegjetativ. Kështu vije te rritja e transmetuesit nervor acetilkolinës në sinapsë dhe kështu te një nxitje e përhershme e parasimpatikus. Simptomat Ndikimi dhe simptomat janë të ngjashme me helmet tjera luftarake : tabun, soman dhe VX, por edhe me helmimet me insekticide të ndryshme si me paration (E605). Varësisht nga doza e helmimit vije te këto simptoma: Dhembje të syve, pengesa në pamje, ngushtim të pupilës së syrit Pengesa në frymëmarrje dhe ngushtim në gjoks Rrjedhje e hundëve, Rritje e pështymës Rrjedhje e gjakut nga goja dhe hundët Vjellje, jashtëqitje e pakontrolluar Ngërç dhe tkurrje e muskujve Ngritje e temperaturës së trupit Humbje kontrolle mbi funksionet e trupit si urinimi, jashtëqitja Djersitje e shtuar Pengesa në gjumë dhe ëndrra të këqija Ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës Humbje e kujtesës dhe vetëdijes Paralizim i trupit Koma Ndalimi i plotë i frymëmarrjes Vdekja Shumë nga simptomat e larta nëse mbijetohet helmimi mund të mbesin përherë! Metodat e mbrojtjes dhe antidoti Substancat luftarake nervore janë vdekjeprurëse në dozat më të vogla. Sarina është 500 herë më helmuese se cianidi! Vdekja mund të pasoj brenda një minute pas gëlltitjes së 0.01 mg/kg peshë trupore në qoftë se nuk jepen menjëherë antidotet : atropina dhe pralidoksima. Sipërfaqja e sulmit është i tërë trupi. Për këtë arsye ofron mbrojtje vetëm një veshje mbrojtëse e tërë trupit me maskë mbrojtëse të frymëmarrjes. Para një përdorimi luftarak të tyre mund të merren tabletat Oxim. Pas një helmimi bëhet injektimi i atropinës (helmi i bimës Atropa belladonna), një mjet për zbutjen e ngërçës. Gjatë terapisë së mëtutjeshme e cila zgjatë disa javë duhet të bëhet regjenerimi i enzimës acetilkolineste razë me anë të substancës pralidoksim (obidoxim). Kjo e fundit duhet të jepet brenda 5 orësh pas helmimit. Për dekontaminim mund të përdoren mjete oksiduese dhe tretje alkalike, pasi që kështu shpejtohet hidroliza e helmeve nervore luftarake në mjedis bazik. Si mjet kundër helmimit mund të përdoret një tretësirë e përbërë nga sapuni, tretje alkalike, amoniaku ose gëlqerja e klorit. Kryesisht përdoret gëlqerja e klorit për sipërfaqe jo aq të ndjeshme, kurse për ato të ndjeshme përdoren tretje të natriumkarbonat it. Ku u përdor Sarina gjerë më tani Lufta e Dytë Botërore: Edhe pse e posedonin këtë mjet nazistët vendosën mos ta përdorin atë. Në vitet e 50-ta ShBA dhe Rusia prodhuan sarinën si mjet luftarak. Në vitin 1953 vdiq 20 vjeçari Ronald Maddison, inxhinier i Royal Air Force nga Consett, County (Durham, Angli), pas testimit të sarinës. Maddison nuk ishte i informuar mbi këtë. Atij i thanë se po merr pjesë në një testim të një medikamenti kundër kollit të thjeshtë! 1980-88 : Sarina u përdor në luftën e Irakut kundër Iranit. Iraku e përdori atë kundër pakicës kurde në mars të vitit 1988 me afro 5000 viktima. Gjatë dy akteve terroriste të sektës japoneze Aum (në vitin 1994 në Matsumoto dhe më 1995 në Tokio) u përdor po ashtu ky helm. titlesildenafil • Ten things you didnt know about images on Wikipedia • Formula kimike e Sildenafil citrate Formula kimike tridimenzionale e Sildenafil citrate Squfuri - me ngjyrë të verdhë. Oksigjeni me ngjyrë të kuqe. Natriumi me ngjyrë të kaltër. Karboni me ngjyrë të zezë dhe Hidrogjeni me ngjyrë hiri. Pako dhe pilula Viagra Sildenafil citrate (viagra), (Formula kimike: C22H30N6O4S1 dhe emri kimik:1-[4-etok si-3- (6,7-dihid ro-1-metil- 7- okso-3-propil -1H-pirazolo[4, 3-d]pirimidin -5-yl)fenilsulf onil]-4-metilpi perazinë ) është emri i vërtetë i preparatit i cili shitet me emrin Viagra, Revatio dhe shumë emra të terë. Sidenafil citrate është medikament që përdoret për të kuruar çrregullimin erektiv mashkullorë dhe hipertensionin arterial pulmonal. Ky medikament prodhohet nga kompania farmaceutike Pfizer. Konkurrentët kryesorë në treg janë tadalafil (Cialis), dhe vardenafil (Levitra). Tabela e përmbajtjeve [ 1 Historia 2 Përdorimi 3 Efektet negative 4 Efektet anësore 5 Sinteza kimike 6 Shih edhe 7 Referencat 8 Lidhje të jashtme Historia Sildenafil u sintetizua nga një grup farmacistësh që punonin në kompaninë në qendrën e kërkim - zbulimit Pfizer, Sandwich, Kent. Fillimisht u studiua për përdorim në hipertension (shtypjen e lartë të gjakut) dhe angina pectoris (një formë e sëmurjes kardiovaskulare ).[1] Në fazën e parë testuesit klinik nën udhëheqje të Ian Osterloh erdhën në përfundim se medikamenti ka efekt të vogël ndaj sëmundjes angina pectoris, por do të ndikonte në rritjen e ereksionit. Kështu kompania Pfizer vendosi të e hedh në treg si medikament më shumë me ndikim ndaj potencës se sa ndaj angina-s. Medikamenti u patentua në vitin 1996, u aprovua për përdorim për çrregullime erektive nga Administrata për Ushqim dhe Medikamente më 27 mars të vitit 1998, duke u bërë pilula e parë që do të trajtonte çrregullimin erektiv në ShBA dhe u ofrua për shitje menjëherë gjatë vitit të njëjtë.[2] Së shpejti kompania arriti sukses të madh me këtë medikament kështu që përmes shitjes së Viagra-s në periudhën kohore të viteve 1999–2001 arriti të gjeneroj të hyra prej 1.000.000.000 $ (Dollar amerikan). Përdorimi Sikur dhe me të gjitha pilulat tjera me ndikim në organizëm doza e përdorimit duhet caktuar nga mjeku, për të shmangur efektet anësore. Gjendja shëndetësore e posaçërisht sëmundjet e zemrës mund të jenë fatale gjatë përdorimit të këtij medikamenti. Një dozë e lejuar sildenafil për një ditë është 25 mg gjer në 100 mg që ka efekt për një kohë prej 30 minuta ¨gjer në 4 orë para ereksionit seksual. Zakonisht rekomandohet të fillohet me një dozë prej 50 mg dhe pastaj ngadalë të rritet doza sipas nevojës. Medikamenti shitet në tri lloj dozimi 25, 50, dhe 100 mg. Pilulat është shumë e vështirë të ndahen në gjysmë edhe me ndarës pilulash. Pililat Viagra janë të kaltra dhe me formë diamanti me fjalët Pfizer në njërën anë dhe VGR 25, VRG 50 ose VRG 100 në mes varësisht nga madhësia e dozës në anën tjetër. Viagra përmirëson ereksionin në çdo 5 veta, 4 prej tyre të suksesshëm ose shprehur në përqindje në mbi 82% të pacientëve të cilët përdorim Viagra. Studimet janë bërë në pacientë pa marr parasysh gjatësinë e kohës së çrregullimi të tyre erektil. Marrja e Viagra-s pa stimulim seksual është pa efekt sepse ky medikament nuk është hormon apo nxitës! Efektet negative Efektet negative shfaqen: Me marrjen e dozave oksido nitrike, nitrateve organike dhe nitrateve, siç janë gliceril trinitrati (nitroglicerinë ), sodium nitroprusidi, amil nitriti[3] Mashkulli tek i cili ereksioni seksual është i rrezikshëm për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare Hipotensioni Efektet anësore Disa nga efektet anësore: kokë dhembje, temperaturë dhe çrregullime të stomakut. Shpeshherë edhe me dobësim në të shikuarit ose ndjeshmëri ndaj dritës. Sinteza kimike të Viagra-s janë si vijon: Metilimi i 3-propilpirazol -5- karboxilik acid etil ester-it me dimetil sulfat të nxehtë. Hidroliza me NaOH për të liruar acidin. Nitratizimi me oleum/fumin acid nitrik. Formacioni Karboksamid me rikthim të tionil klorid-it/ NH4OH. Pakësimi i nitro grupit në amino. Acilatimi me 2-etoxibenzoil klorid. Ciklizimi. Sulfimi në derivat klorosulfonil. Kondensimi me 1-metilpiperazi n.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 10:03:42 +0000

Trending Topics



Mr. Right Since

Recently Viewed Topics




© 2015