Federata Panepirotiki e Amerikës ka reaguar në lidhje me - TopicsExpress



          

Federata Panepirotiki e Amerikës ka reaguar në lidhje me konfliktin mes bashkisë së Përmetit dhe kishës ortodokse. Në një deklaratë në faqen zyrtare, kjo organizatë e konsideron sulm brutal ndaj Kishës Ortodokse ndërhyrjen e përmbarimit më 16 Gusht për të nxjerrë prej ambienteve të Pallatit të Kulturës klerikët dhe objektet e shenjta të kishës. Sipas Federatës së minoriteteve greke në Amerikë, sulmi është kryer nga banditë mercenarë të punësuar nga qeveria e kryeminsitrit Sali Berisha, të cilët thyen ikonat e shenjta dhe kryqet, dhe kanë sulmuar besimtarët që u përpoqën për të mbrojtur Kishën e vetme Ortodokse në këtë qytet. “Sulmi ndaj Kishës së Virgjëreshës, në mëngjes pas ditës së festës, ringjalli kujtimet e këqija të përpjekjeve të fundit nga qeveria në largim e kryeministrit Sali Berisha, duke ngacmuar dhe trembur minoritet ortodokse greke të Shqipërisë”, tha Presidenti i RFO, Dhimitrios Koutoulas. “Sjellja ekstreme e autoriteteve komunale në Përmet, është bërë me mbështetjen e qeverisë Berisha, ajo ishte e papërgjegjshme për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.” Koutoulas i bëri thirrje administratës së presidentit Obama dhe Kongresit të SHBA të nxisi qeverinë shqiptare për t’u kthyer kishën e Përmetit të krishterëve ortodoksë, të cilën e nderojnë dhe që e kanë ndërtuar paraardhësit e tyre.
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 07:37:22 +0000

Trending Topics



ref="http://www.topicsexpress.com/Gig-Report-WOW-WHAT-A-NIGHT-Performed-last-night-topic-10152286093817615">Gig Report: WOW, WHAT A NIGHT !!!!!!!!!!! Performed last night
New Full Motion Single Arm Swivel TV Wall Mount for 40
To all banner ad sellers! Click on link to go to Banner Ad Sales
It takes decades for the first AI system to reach low-level
Philosophy of the world (58) . We are born To

Recently Viewed Topics




© 2015