Fejton OKTAPODHI I MALIT TË ROBIT,GUSHT 2013 Nuk vjen nga deti, - TopicsExpress



          

Fejton OKTAPODHI I MALIT TË ROBIT,GUSHT 2013 Nuk vjen nga deti, vjen nga toka. Apo më qartë me e lëçitë, del nga toka. Del natën e futet ditën. Nuk është se nuk e ka parë njeri deri sot. E kanë parë, e kanë ndjerë, e kanë prekë, madje edhe i kanë hip sipër si kaluçit të palestrës së gjimnazit. Folenë e ka tek Mali i Robit, tek ajo kodra e vogël që dikush e quajti Mal dhe Mal i mbeti në të gjitha emërtimet gjeografike. Nuk del duke përshkuar rrugën me gropa që i varet Malit si vath i çapëlyer me atë kanalin ujëzi shtëpi e mickëlonjave por merr teposhten e asfaltuar bri vilave VIP. Atje, sapo sheh detin, zgjat tentakulet dhe pushton çka ti dalë përpara duke formuar gadishuj që zgjaten e zgjaten shtrirë mbi gurë qiklopikë. Formon edhe ishuj. Unë mund t’ju dokumentoj me figurë të plotë ISHULLIN më të ri në botë. Po nuk besuat ndiqni fotot e bëra një mëngjes gushti 2013. Tentakula të shtrira në det. Tentakula të shtrira në rërë, gurë ciklopikë një mbi një. Beton i freskët dhe tulla në kate të larta që ngjiten njëra me tjetrën me llaç të freskët. Thonë...se një bajloz ka dalë andej nga Vlora. Thonë...se bajlozi ka nxjerrë shpatën e legjendës nga milli dhe është nisë bregut të detit duke prerë tentakulat e aktapodhëve. Thonë...se oktapodët, sapo u presin tentakulat ato u rriten siç rritet bishti i hardhucave. Thonë... se me të thënë e me të bërë ka në mes një KORRUPSION të tërë. Nuk e besoni? Dilni një ditë nga plazhi i Golemit, Malit të Robit dhe do të bindeni jo vetëm me ujërat e zeza që derdhen në det por edhe me tentakulat e gurta dhe të betonta që kanë pushtuar det e tokë... Për ilustrim po u dërgoj disa foto mëngjesi 17 gusht 2013 DURIM MADHI Mali i Robit, 18 gusht 2013
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 14:49:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015