Femrat ne horoskop Ujori&Peshqit Ujori, Femra Ka te - TopicsExpress



          

Femrat ne horoskop Ujori&Peshqit Ujori, Femra Ka te perbashket me mashkullin sedren e semure gje te cilen veshtire se mund ta shmange madje dhe ne moshe te pjekur. Edhe ajo eshte shume e pavarur, eshte nje tip femre gjithnje e gatshme per te luftuar dhe qe di ta perballoje jeten me kurajo te madhe. Ne dukje e ftohte ajo nuk eshte fare e tille. Te qenit e rezervuar dhe ndershmeria e pengon ate te shfaqe nevojen qe ka ajo per ngrohtesine ne marredheniet sentimentale, edhe pse nuk para e pranon lehte ate. Inteligjente, teper individualiste dhe e pavarur, ajo pelqen shume levizjet, udhetimet dhe gjithcka qe eshte ne levizje. Por qe te jemi te qarte, ajo urren cdo forme ndrydhjeje, madje edhe pse ajo ka deshire te vendose duke qene absolutisht e lire, pa marre parasysh kushtzimet dhe aq me pak keshillat e te tjereve. Per femren e shenje se Ujorit miqesia eshte nje vlere shume e rendesishme dhe per miqte e saj ajo do te jete patjeter nje mbeshtetje shume e rendesishme ne rast nevoje. Femra ujor është një grua shumë e pavarur. Mos u përpiqni ta trysnoni. Respektoni personalitetin, idetë dhe mendimet e saj. Ajo gjithashtu do ta bëjë këtë. Po e kufizuat do të ikë menjëherë dhe do të akuzojë veten për këtë. Mbështetet vetëm tek vetja e saj. Është kundër statuskuosë dhe në favor të ndryshimeve. Ikën nga rutina, dhe është ne gatshme për ndryshime të vazhdueshme në jetën e saj. Kujdes se nuk e duron dot gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Prandaj kujdesuni të jeni i sinqertë me të. Ajo është e drejtë. Në seks është fluturake, pa përfshirjen e trurit, ekscentrike dhe idioritmike akoma dhe në seks. Kërkon komunikim dhe harmoni sentimentale që të angazhohet. Nuk është e lehtë për një grua ujor të jetojë përjetë me ju. Ka frikë ekskluzivitetin dhe martesën që e nënkupton. Nëse vendos, do vazhdojë të punojë dhe të ketë interesat dhe miqtë e saj edhe pas martesës. Prandaj mos xhelozoni kur ta shikoni me një burrë tjetër. E konsideron shumë normale të takojë një ish shokun e saj apo kur të shkojë pa ju në një party ku e kanë ftuar. Do të dilni shpesh me të në publik. Do të ndjejë një trubullim të madh kur të ngelet shtatzanë idea e memesisë do ta trembë në fillim. Avash avash me embëlsi do ta ndihmoni të bëhet një nënë e mirë dhe e vendosur. Fëmijët do ta besojnë dhe ajo do ti mësojë të jenë të sinqertë dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Dhe si familje do të mësoni të gjithë të ndihmoni në punët e shtëpisë. Ujori nuk është një grua e zakonshme : ja vlen të përshtateni për të. Lidhjet sentimentale sipas Horoskopit Me Akrepin, Luanin & Demin shkon veshtire>>20-40% Me Virgjereshen, Peshqit & Gaforren shkon mesatarisht>> 40-60% Me, Shigjetarin & Dashin shkon mire>>60-80% Me Bricjapin, Peshoren & Binjakun shkon shume mire>>80-100% Peshku, Femer Femra peshqit do të dallojë nga vështrimi i ëndërrues. Duket kaq e ndjeshme , kaq e ëmbël, sa do të zgjojë brënda jush ndjenjat e mbrojtjes, dhe të mirësisë. Do t’ju bëjë menjëherë të sajën. Kur diskutoni me të do të ndjeni çlodhje dhe qetësi. Ka në të një afërsi kaq të madhe sa do t’ju rrëmbejë. Me këtë grua do të ndjeheni i fortë. Me të do të ndjeni se keni udhëheqjen. Nuk do ta fitojë kurrë atë. Është e kënaqur në rolin e saj plotësisht femëror. Do kërkojë ti jepni siguri ta mbeshtesni dhe ta udhehiqni. Do të kërkojë të jeni për të dashnor, vëlla dhe baba. Ndjen nevojën të mbështetet tek ju. Si shpërblim do të jetë dakort me vendimet tuaja dhe do të tonizojë vazhdimisht vetëvlerësimin tuaj. Do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaj profesionale, por jo nëse vëren se nuk përpiqeni apo nuk jepni rëndësi aftësive tuaja. Dhe atëherë do të jetë kritike me ju që të përmirësoheni. Ka aftësinë të vlerësojë drejt situatat. Kur ti kundërviheni do të ndaloni menjëherë kur të shihni sytë e saj plot hatërmbetje. Nuk reagon kurrë dhunshëm. Nëse e plagosni do të vuajë jashtëzakonisht, pa e vënë në dukje. Të mos ju gënjejë dobësia e saj e madhe . Është si deti ; asnjëherë nuk i dihet. Në thellësi është shumë e fortë, me trurin brisk dhe di si të dalë matanë. Vetëm është pak hileqare. Bën atë që i pëlqen dhe që do por të jep përshtypjen se e deshët ju. Në dashuri do t’ju çmendë. Me veshjen e saj provokon. Do t’ju kërkojë të provoni çdo gjë në dashuri. Do të jeni zoti i saj. Do bëjë çfarë ti thoni. Martesa do të ketë ngjitje-zbritje dhe nuk mund të thuhet se do të jetë e qëndrueshme. Do ti përshtatet situatës suaj emocionale. Është shtëpiake shumë e mirë dhe do ta zbukurojë shtëpinë. Natyra e saj artistike e ndihmon për këtë. I pëlqen të gatuajë gjellët tuaja të preferuara. Është një nënë shumë e mirë. Kujdeset për fëmijët e saj me dashuri të madhe. Rrallë i kritikon dhe shpesh bëhet supermbrojtëse. Ndërhyni që të marrin një dozë panvarësie. Do ti mësojë fëmijët tuaj t’ju respektojnë , por pjesën më të madhe në zemrën e saj do ta keni ju. Silluni me dashuri dhe edukatë dhe nuk do ti kthejë sytë nga njeri. Bëjeni më të përgjegjshme , të mos e teprojë me fjalë të mëdha, sepse me shënjën e ujit ndryshe do ta beni det jetën tuaj. Si te besh per vete nje femer Peshqit. Femra e peshqve eshte shume femerore, romantike, e embel dhe e brishte. Ka dhunti ta beje te ndjeje mashkullin e saj qenien me te rendesishme te botes. Ka qejf te adhurohet, perkedhelet dhe te degjohet ndryshe ajo vuan dhe trishtohet. Mashkulli qe ajo kerkon duhet te jete i forte dhe i qendrueshem. Nje keshille: Flisni shume per te.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 16:27:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015