Ferrari u shit për 27.5 milionë dollarë, paratë u dhuruan për - TopicsExpress



          

Ferrari u shit për 27.5 milionë dollarë, paratë u dhuruan për bamirësi. Një Ferrari i rrallë nga viti 1967 që ishte pronë e Eddie Smith, është shitur për 27.5 milionë dollarë. Ferrari 275 GTB/4*S N.A.R.T. Spyder është një nga dhjetë veturat e ndërtuara të këtij lloji. Smith ndërroi jetë në moshë 88-vjeçare në vitin 2007 dhe që atëherë automjeti është mbajtur në një garazh special. Djali i tij, Smith Jr, thotë se kjo veturë ka qenë pjesë e familjes së tyre për 45 vjet. Duke ruajtur traditën e babait filantrop, familja i ka dhuruar të gjitha paratë për bamirësi. Natyrisht, emri i blerësit nuk është bërë i ditur nga shtëpia që organizoi ankandin.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 13:46:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015