Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në - TopicsExpress



          

Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri. Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribohet principeve kryesore të organizimit të festës: Hyrje falas Program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm Pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë. Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon. Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 11:08:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015