Fillers (Mbushjet me acid Hyaluronic) Fillers (Mbushjet me acid - TopicsExpress



          

Fillers (Mbushjet me acid Hyaluronic) Fillers (Mbushjet me acid Hyaluronic) jane zgjidhje mjaft e mire për rrudhat rreth buzeve dhe faqeve . Acid Hyaluronic përdoret gjithashtu për të rritur volumin e buzëve dhe mollëzave te faqeve. Çfarë është acidi Hyaluronic Acidi Hyaluronic është një glikosaminoglikan, një përbërës natyral i lëkurës sonë. Acidi Hyaluronic i injektuar me shiringe, është një material i shkëlqyer per mbushjen e rrudhave te buzëve dhe fytyres. Nën lëkurë, acid Hyaluronic ruan molekulat e ujit dhe ndihmon për të nje lidhje me te mire te kolagjenit dhe fibrave elastike . Rrudhat zbehet dhe lëkura duket me energjike dhe e hidratuar . Trajtimi me acid Hyaluronic Acid Hyaluronic injektohet nën lëkurë duke mbushur rrudhat e buzeve, rreth gojës, por dhe duke u dhënë volum faqeve dhe buzeve . Trajtimi me acid Hyaluronic është i shpejtë, pa dhimbje (me anestezi lokale), i sigurt. Efekti i acidit Hyaluronic shfaqet menjëherë dhe zgjat deri në 1 vit. Indikacionet për trajtimin me acid Hyaluronic Acid Hyaluronic përdoret për rrudhat e buzeve (rrudhat e shaktuara nga duhanpirja ), rrudhat rreth gojës dhe kudo në fytyrë. Acidi Hyaluronic preferohet edhe për të rritur volumin e buzët nëse doni buzë të plota, dhe për të nxjerrë në dukje mollzat e faqeve . Zonat ku përdoret acid Hyaluronic jane: -Ne rrudhat e buzeve -Ne rrudhat rreth gojes -Ne faqe -Ne buze per te rritur volumin e buzeve -Ne mollzat e faqeve -Ne rrathet e errëta poshte syve -Ne rrudhat e ballit, syve (zakonisht pas Botox) -Ne cikarticiet( shenjat ) e pucrave te aknes Acid Hyaluronic kombinohet shumë mirë me trajtime të tjera të tilla si me Botox, dermoabrasion,peeling kimik, mezoterapia e fytyrës,Fractional lazer dhe me metoda të tjera të kirurgjisë plastike estetike Trajtimi me acid Hyaluronic behet tek si femrat ashtu dhe tek mshkujt .
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 16:08:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015