Fillimi qeverises alla-shqiptareshe! Si zakonisht kaloj per te - TopicsExpress



          

Fillimi qeverises alla-shqiptareshe! Si zakonisht kaloj per te shkuar ne pune ne rrugicen midis hotel Rogner dhe Kryeministrise, dhe e shikon ndryshimin qe ka ndodhur me prishjen e murrit rethues te kryeministrise dhe murrit rrethues te Ministrise se Financave qe eshte ngjitur me kryeministrine. Po ne kete rruge, cdo mengjes shikoj Ministrin e Finacave qe iken ne kembe ne pune (por dyshoj se shume shpejt do te marre nje range-rover si para-ardhesi), shikoj me shumice ish-ministra apo ish-funksionare te PD qe ulen duke pire kafe, pasi kane rrene nga fiku dhe jane bere pjese e rruges dhe kafeve te bllokut, ku pak kush ose askushi I pershendet pasi u duken si UFO, qe I kane pare vetem ne Televizone apo ne fotografite e gazetave. Kalon me poshte drejt bllokut, dhe shikon ne rrugicen perbri kryesise se kuvendit shume njerez qe presin deputetet te dalin nga takimet (qe shumica jane ne kafe, por thone qe jemi ne mbledhje, me sms thone jemi shume te zene) per te gjetur nje vend pune, pasi nga pervoja ime e politikes se rruges, arrij te njoh militantet dhe “kontribuesit e fushates” qe kerkojne pune si kompensim per votat e mbledhura, te blera, apo te mbrojtura me “gjak”. Por ndryshimi im nuk kishte lidhje me kete pamje te kesaj rruge, ndryshimi im lidhet me lajmin e fundit qe Ministri I brendshem pushoi nga puna 88 punonjes te policise rrugore, dhe qe nje vale e tille ka filluar ne te gjitha digasteret dhe institucionet. Me thene te drejten ashtu si shumica e njerezve qe njoh nuk me beri pershtypje nje gje e tille, e pritsha dhe per policine rrugore apo per nepunesit e shtetit nuk kisha nje respekt te vecante, pasi si dhe te tjeret qytetare te ketij vendi isha i vjedhur, I plackitur, I sorrollatur neper zyra, I inatosur nga arroganca, I merzitur nga pa-edukata e tyre, dhe me nje qendrim propotentesh ngjajne me shume me bashibuzuke se me police, apo sigurues te rendit, apo sherbyes te qytetarit. Duke mendur te gjitha keto, mud te thoja bravo Sajmir Tahiri, bravo Mimi Kodheli, por bindja ime e demokratit dhe vota ime kundra te majtes, dhe miqte e mij te shumte qe punonin ne keto institucione shteterore, me ndalojne vet-vetiu mos me thene nje gje te tille. Pak me vone shikoj nje grup deputetesh te PS qe me koken ulur qe mos I shikonte ndonje nga militantet qe ishin perballe kryesise se kuvendit kalonin anash trotuarit per te hyre ne salle. Dhe mendova JO JO JO Nik, ata police qe u hoqen nga puna me nje urdher ministri per 5 minuta do zevendesohen me keta militante qe sot po kerkojne dhe kapin per krahesh keto deputet e PS qe para ca kohesh rrinin ne keto kafet e rruges qe sot jane ish-funksionaret e PD. Keshtu qe bashibuzuket e policise rrugore te Flamur Nokes do zevendesohen me bashibuzuket e Sajmir Tahirit. Ky eshte ndryshimi, vete kaq. Do besoja ne kete ndryshim, nese keto 88 police (per te cilet nuk kam asnje simpati vetem percmim), do ishin hequr sipas rregullave dhe procedurave ligjore te nje shteti modern, por jo si policet e Flamur Nokes. Nese do ishin hequr mbi baze ligjore, pas nje vleresimi pune dhe ku te ishin gjetur shkeljet dhe te ishin theksuar ne motivimin e pezullimit nga puna cilesite negative si gjobvenia, korupsioni, pa-aftesia, mos sherbimi ndaj qytetareve, arrogance, fallsifikimi, e shume e shume gjera te tilla, atehere Shqiptaret do te besonin qe administrator I ri I shtetit te tyre ka perzgjedhe police apo nen-punes qe nuk do bejne ato vjedhje apo ate sherbim si keto qe iken, por mungesa e motivit te largimit nga puna dhe zevendesimi me ata qe jane ne stolin e rezervave qe kerkojne pune tek trotuari permbri kryesise se kuvendit, ka pak shanse. Ato vetem nuk do vjedhin si keto qe iken por pak me ndryshe (sic tha Shalsi ne TopStori). Shteti shqiptare I kohes se Berishes dhe me gjithe kete korupsion dhe babezi funksionoi, sepse te pakten 40% e nepunesve te tij ishin Njerez punetore, te ndershem qe benin dhe punen e 60% te nepunesve te tjere qe ishin dallga-uke, keshtu qe ato jane modele qe duhet te promovohen dhe te mbahen ne pune, te vleresohen per perkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Por kjo nuk ndodh dhe nuk do te ndodhe, pasi trotuari permbri kryesise se kuvendit eshte plote me Njerez qe duan pune dhe u eshte premtuar pune, sipas kontributit te tyre. Me shume kete fakt pas pak minutash ma perforcoi nje miku im I cili punonte per administraden e shtetit shqiptare, I cili para pak minutash kishte marre ne dore nje flete me 3 paragrafe ku thuhej me urdher te ministres je pushuar nga puna. E gjithe karta vetem kaq rrjeshta kishte. Pervec se ishte miku im dhe erdhi shume keq, por Ai eshte me te vertete nje djale profesionist dhe I ndershem, I shkolluar jashte shqiperise, me nje experience me OJF e huaja (ku shume ministra kane ardhur), me pune ne disa detyra shteteore per shtetin tone, me misione jashte vendi (por qe vendin e tij e zuri mbesa e ish-kryeministrit te PD), dhe ky ishte personit te pare qe ministria as se vrau mendjen fare por e pushoi dhe e zevendesoi me nje “cupeline” qe ishte mbesa e nje ministri te PS apo nje ish funksionar I larte I PPSH. Motivi dhe kriteri I vetem qe miku im duhej te largohej nga puna ishte se fatkeqesisht nje xhaje apo daje I tij, nuk ishte kryeminister apo Minister, ky ishte fati I keq I tij. Ai qeshi, dhe me tha sme erdhi keq pse me pushuan, u ndjeva e ofenduar se do gjej nje pune me te mire dhe do ndihem I vleresuar ne tregun e hapur te punes, por Ne vazhdojme te qeverisemi me sundimtare, qe kapin shtetin dhe nuk pyesin per dinjitetin e qytetareve. Kjo eshte qeverisje alla-shqiptarce, me pamje te re dhe mendesi te vjeter.! Ndryshimi eshte vetem parukeria….. Trotuari perbri Kryesise se Kuvendit eshte plot me Njerez qe kerkojne pune ne shtet. Ata kane kontribuar qe shteti te jete sot I tyre, 88 vende ne policine rrugore sapo jane liruar, te tjere niper dhe mbesa ish-sh qe kane derguar CV tek selia e PS vazhdojne te jene ne pritje. Nje pjese e atyre qe jane brenda zyrave te shtetit, sidomos nga 40% qe punojne rrine brenda murreve dhe presin, ndersa 60% tjeter gjuan kafenete per te marre vesh sa shkon bursa e nje vendi pune, apo me zbuluar ndonje daje apo mik te nje ministry, apo te gjej ndonje vend pune tek Bashkia apo institucion local qe eshte ne dore te PD, apo te filloje te pije kafe afer selise se PD per te marre titullin “I hequr nga puna si I PD”. Ndryshimi ndodhi ne nje histori qe vazhdon perhere njesoj…
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 11:36:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015