Filloi procesi mësimor 2013/2014 në Junik Kryetari i Komunës - TopicsExpress



          

Filloi procesi mësimor 2013/2014 në Junik Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi dhe Drejtori për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport z.Muharrem Krasniqi, gjatë vizitës së tyre nëpër Shkolla, uruan të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit per fillimin e procesit të ri mësimor 2013/2014. Nxënësve të klasëve të para, të cilët sot ulen për herë të parë në bankat shkollore, Kryetari Kuçi ju uroj nga zemra shumë suksese dhe fat në rrugën e tyre të dijes. Komuna e Junikut, filloi vitin e ri shkollor 2013/2014 në të gjitha shkollat. Rreth 86 nxënës, të cilët që nga sot ulen për herë të parë në bankat shkollore, ishin në Shkollën e tyre në Junik dhe Rastavicë. Edhe në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, janë regjistruar një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga Juniku dhe fshatrat përreth. Drejtori për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport z.Muharrem Krasniqi, tha se për fillimin e procesit të ri mësimor 2013/2014, janë bërë të gjitha përgaditjet me kohë, kështu që procesi ka nisur i rregullt në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Rexhep Kadrija” në Rastavicë dhe në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, përjashtur këtu objektin numër 2 (dy) të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha”, e cila është ende në renovim nga Komisioni Evropian. Nxënësit të cilët kanë ndjekur mësimet në këtë objekt, mësimet do ti vijojnë në objektin numër 1 (një). Mësimi do të mbahet në 3 (tre) ndërrime, deri në përfundimin e punimeve, të cilat po kryhen në objektin në fjalë, tha z.Muharrem Krasniqi. Ndërsa, Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi, uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e procesit të ri mësimor, duke ju dëshiruar fillim të mbarë, suksese dhe gjithë të mirat. Z.Kuçi tha se Qeveria Komunale në vazhdimësi e ka pasur dhe vazhdon ta ketë prioritet arsimin, kështu që investimet në arsim nuk do të kenë të ndalur, sepse investimi në arsim është investim në fëmijët tanë, në brezat e rinjë dhe në të ardhmen tonë të ndritshme që është Rinia.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 06:25:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015