Fiorentina-Juventus, formacionet e mundshme - TopicsExpress



          

Fiorentina-Juventus, formacionet e mundshme Fiorentina-Juventus është supersfida e kësaj mesdite në Serie A. Skuadra e Antonio Conte kërkon ti qëndrojë pranë Romës kryesuese dhe ti marrë vendin e dytë Napolit, ndërsa Violat kërkojnë ti afrohen sa më shumë kreut të klasifikimit. Joaquin pritet të jetë shoku i sulmit për Giuseppe Rossi, ndërsa Juventus duhet të bëjë të paktën pa Vuçiniç dhe Quagliarella, plus edhe Vidal që mund të përfundojë në pankinë për shkak të kthimit me vonesë nga Kombëtarja. Në mesfushë pritet të jetë Paul Pogba, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Giovinco-Tevez-Llorente. Ndeshja starton në ora 15.00. FORMACIONET E MUNDSHME: FIORENTINA (3-5-2): Neto; Tomovic, Rodriguez, Savic; Cuadrado, Pizarro, Borja Valero, Aquilani, Pasqual; Joaquin, Rossi. Tr: Montella JUVENTUS (3-4-3): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Padoin, Pogba, Pirlo, Marchisio, Asamoah; Tevez, Llorente.Tr: Conte
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 11:38:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015