Fizikani Nikola Ludvig shpjegon golin e Pirlos [Video] Andrea - TopicsExpress



          

Fizikani Nikola Ludvig shpjegon golin e Pirlos [Video] Andrea Pirlo bëri një goditje “alla Kristiano Ronaldo” në sfidën kundër Napolit, duke realizuar golin e dytë që u preu këmbët rivalëve. Por, goditja e dënimit e ekzekutuar nga juventini ishte edhe më e vështirë, por edhe më e bukur dhe spektakolare sesa ato të portugezit, duke qenë që distanca ishte shumë e vogël, vetëm 23 metra. Për këtë arsye, fizikanti Nikola Ludvig, që ka shkruar librin “Shkenca e topit”, sqaron shkencërisht atë goditje. Si shpjegohet trajektorja që i dha Pirlo sferës? Andrea kundër Napolit nuk e goditi topin me pjesën e jashtme të këmbës që i lejon topit të marrë xhiro të shumta. Ai e goditi fort topin me pjesën e sipërme të këmbës, duke i dhënë atij rrotullime nga lart-poshtë. Duke e goditur në këtë mënyrë topin, sfera nuk merr shumë rrotullime, maksimumi 2-3, dhe nga ana vizive duket sikur sfera nuk lëviz fare. Po si është e mundur që topi të zbresë kaq shpejt, nga një distancë prej 23 metrash? Sekreti është te shpejtësia dhe Pirlo i dha atë të saktën. Goditja nuk ishte shumë e fortë (95 kilometra në orë), ndonëse e tillë u duk vizualisht. Kur topi goditet nga 20 metra, në dy metrat e fundit shpejtësia e tij thuajse përgjysmohet dhe topi humb lartësi menjëherë. Ndërsa kur goditet nga 10 metra në atë mënyrë, atëherë topi mund të marrë trajektore të pakapshme, duke qenë se nis të humbë edhe shumë shpejt lartësi. Është e vërtetë që në të tilla goditje dënimi, sekreti qëndron që topi të goditet mbi valvulën ku fryhet? Jo gjithmonë, ndonëse valvula shërben si pikë referimi, për ata kampionë me këmbët e Pirlos. youtube/watch?feature=player_embedded&v=uVpmXcIxoDw
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 20:01:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015