Fjalim i Erdoanit rreth protestave në vend Kryeministri Erdoan - TopicsExpress



          

Fjalim i Erdoanit rreth protestave në vend Kryeministri Erdoan mbajti një fjalim në ceremonitë e hapjes të organizuara në qytetin Mersin. Lidhur me protestat në Parkun Gezi të Taksimit ai tha: “Pyes ata që kanë djegur e shkatërruar, në emër të cilës liri janë duke u bërë këto?” “Nëse themi ‘Liri’ atëherë mund të themi se liritë që janë dhënë gjatë periudhës së Partisë AK nuk janë dhënë në periudhën e asnjë partie tjetër në këtë vend. Atyre që tani gjenden në Taksim, që djegin dhe shkatërrojnë, ata që gjenden në qytete të ndryshme të vendit dua t’iu drejtoj këtë pyetje “në emër të cilës liri janë duke u bërë këto?”. Erdoan tha: “Nëse kërkoni liri mos përdhunoni liritë e të tjerëve. Në këtë vend, këto dhjetë vitet e fundit, ju çfarë bëtë për ato që nuk shkonin dot në universitet sepse mbanin shami në kokë. Mos vallë e drejta e atyre për t’u arsimuar nuk ka qenë e drejtë? Në këtë vend ka dekada me radhë që për vajzat me shami është parë si e denjë mos lejimi i tyre të arsimohen, këta persona tani në emër të çfarë kauze shëtisin nëpër sheshe?”. “Rinia që shan kryeministrin e vet, nuk mund të jetë rinia ime”, tha ai dhe shtoi: “Rinia që shan kryeministrin e vet me fjalë që as që mund të merren në gojë, nuk mund të jetë rinia ime. Një rini që e shkruan këtë në mure, nuk mund të jetë një rini që kërkon të drejtën. Ata që bastisin dyqanet, vendet e punës, nuk është rina që kërkon të drejtën e këtij vendi. Do thyesh do shkatërrosh dhe do djegësh dhe do justifikohesh se po kërkon të drejtën. Çfarë të drejte? Unë i drejtohem rinisë që është racionale. Prisheni këtë lojë, mos u bëni pjesë e kësaj loje. Unë iu bëj thirrje në mënyrë të sinqertë. Nëse jeni me të vërtetë ambientalistë atëherë përpara keni një Kryeministër ambientalist. Nëse jeni me të vërtetë ambientalistë atëherë ju nuk duhet të jeni bashkë me ata që heqin kalldrëmet e rrugëve, që djegin automjetet publike”. Duke vënë në dukje se ata kanë sjellë kushtin për bërjen e pushimit gjatë një mandati pasi të kenë qenë deputetë për tre mandate me radhë në Partinë AK, Kryeministri Erdoan tha se në këtë mënyrë dëshirojnë t’iu hapin rrugë rinisë dhe se gjithashtu ata janë duke bërë punime për uljen e moshës së zgjedhjes së deputetëve në 18 vjeç.
Posted on: Sun, 09 Jun 2013 19:23:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015