Fjalimi i Rames ishte nje kryeveper e fjales se shkruar e te - TopicsExpress



          

Fjalimi i Rames ishte nje kryeveper e fjales se shkruar e te thene, i mbushur me konflikt, drame por edhe shprese. Nje fjalim i vertete ala Obama. Per kete mund ta quajme edhe Mr. (O)Rama. Fatkeqesisht, ne shembullin e mesuesit te tij, fjalimi ishte i mbushur edhe me plot rrena. Ja disa nga rrenat e Rames: 1: Në këtë pikë dua t’ju them tani gjithë shqiptarëve, të mos lejojnë askënd të tallet me ta përmes krahasimit të shëmtuar mes plehrave që e mbytën Shqipërinë për biznes deri në 23 qershor, dhe lëndëve kimike të një lufte të njerëzimit kundër armiqve të tij të betuar. Kjo nuk eshte tallje Mr. (O)Rama. Nese plehrat vijne nga Italia (Sali Berisha) apo nga Siria (Edi Rama) ato jane njesoj plehra. Ashtu si ti, edhe Berisha do te ngrinte nje impiant per perpunimin e tyre qe do te hapte vende pune e do te pastronte edhe plehrat tona. Ashtu si ti, edhe ai do te perfitonte nga ky biznes. Ndaj ne biznesin e plehrave, te dy jeni fshesaxhinj shembullore. 2. Dhe ku mbeti pa u thënë vetëm që Asadi do që të shfarosë sirianët, kurse Presidenti Obama do që të shfarosë shqiptarët. Asnje prove te besueshme nuk ka akoma qe Asad ka perdorur arme kimike kunder popullates se tij. Ka prova te vertetuara nga OKB qe aleatet e SHBA, forcat xhihadiste te Al Nusra, i kane perdorur ato. Sa i perket Obames dhe SHBA perdorimi i uraniumit te rralluar dhe fosforit te bardhe ne Irak (qe te dyja arme kimike) jane te provuara ashtu sic dime edhe nga historia qe ne luften e saj ne Vietnam SHBA-te kane perdorur masivisht arme kimike. Per me teper, SHBA-te jane i vetmi vend ne historine e globit qe ka perdor arme atomike mbi popullsine civile. Sa per shqiptaret, Obama ndoshta nuk deshiron ti shfarose ata, por dhe po u ndodhi gje nuk eshte se i djeg shume. 3. Shtetet e Bashkuara nuk vrasin njerëz, po janë vrarë e vriten, më shumë se të gjithë të tjerët, në fronte lufte për të mirën e njerëzimit. Nje tjeter rrene. SHBA-te vriten ne fronte lufte per te miren e nje pjese te njerezimit. Nje pjese jo e vogel e njerezimit ka vuajtur dhe vuan nga dhuna e SHBA. 4. Pa Shtetet e Bashkuara bota s’do e kishte mundur dot as Hitlerin e as Perandorinë Komuniste dhe Europa e Shqipëria kushedi si do kishin qenë sot. Ndoshta pa SHBA-ne bota nuk do e kish mundur dot Hitlerin, po ashtu ndoshta nuk do e kish mundur edhe pa Stalinin. Sa per Shqiperine, pas 45 vitesh komunizem dhe 23 vitesh demokraci (ku dhe ti ke lene shenjen tende ta pagabueshme mbi kryeqytet), Shqiperia eshte akoma nje vend i botes se trete. 5. Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë; ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithëfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve. Shqiptaret nuk jane anti-amerikane, ashtu sic arabet nuk jane anti-amerikane, ashtu sic vietnamezet para tyre nuk ishin anti-amerikane. Eshte rrene e turpshme te barazosh politikat e qeverise amerikane me popullin amerikan. Madje shume amerikane do te ishin ne nje shesh me shqiptaret kunder pushtetareve mashtrues e sharlatane si ti e si Obama. Dje, ne shesh, shqiptaret hodhen poshte, me ne fund, turpin e mbeshtetjes se te ashtuquajturit partner me cdo kusht e kosto dhe lane turpin e pritjes me lule tepresidentit George Bush. 6. Po ju them vetëm se po, kjo është pjesa e vështirë e të qenit të angazhuar kundër armiqve të njerëzimit dhe në krah të Shteteve të Bashkuara e të vendeve të aleancës euroatlantike. SHBA dhe Shqiperia te angazhuar ne lufte kunder armiqve te njerezimit! Ji pak serioz e mos na bej te qeshim. As vete administrata amerikane nuk flet per nje lufte per te miren e njerezimit (sic bente Bush). Kjo eshte e pamundur pas gjithe skandaleve qe kane treguar arsyet e verteta te luftes ne Irak (te filluar me nje genjeshter) dhe veprimeve te forcave amerikane kudo qe kane shkelur. Pikerisht pse amerikanet nuk i beson me njeri dhe pse kane humbur avantazhin moral ata qe kane akoma pak moral kudo ne bote ngrihen kunder qeverive te tyre, kunder pjesemarrjes ne keto luftera amorale. Eshte turp per Shqiperine qe merr pjese sado pak ne keto luftera te cilat kane shkaterruar sa e sa kombe e vende. Por kjo eshte ne plan te dyte. Nese banoret e kryeqytetit vertet do te ishin serioz per kete, armiky i tyre i njerezimit do te ishe pikerisht ti me shkaterrimin total e te perhershem qe i ke bere qytetit ku ata jetojne. 7. Kjo është pjesa e vështirë e një marrëdhënieje strategjike nga e cila ne, shqiptarët, duhet ta dimë më mirë se shumë të tjerë që kombet dhe vendet marrin më shumë se ç’janë në gjendje të japin. Sepse tamam kjo, është ajo pjesa e vështirë pa të cilën sot Sllobodan Miloveshiçi mund të ishte ende në qafën e gjysmës së kombit tonë ndërsa ne shqiptarët e Shqipërisë s’do ishim jo në NATO, po në asnjë lloj refeneje ndërkombëtare. Kjo nuk eshte vetem rrene, eshte poshtersi. Per hir te servilizmit tend te ulet ndaj qeverise amerikane dhe perfitimit personal, ti kerkon te kushtezosh lirine e shqiptareve. Kjo eshte ajo pjesa e veshtire kur shqiptaret duhet te kuptojne nje here e pergjithmone se askush nuk ju beri nje bamiresi, se u ndihmuan per te dhene dicka ne kthim e se kjo ndihme nuk mund te kushtezoje ne asnje rast marredhenien e tyre me te huajt. Sepse edhe SHBA-te ne fillimet e tyre u ndihmuan nga francezet kunder anglezeve, por askujt ne SHBA nuk i shkon ne mendje qe per kete arsye te ndjehen borxhli ndaj francezeve te cilet ndihmen e tyre e dhane per shkak te konfliktit qe kishin me britaniket. Retorika jote eshte bosh, Mr. (O)Rama, ashtu sic ti je bosh, nje artist i mashtrimit. Ne perpjekjen tende te deshperuar per te kenaqur masterat e tu e per ti shpetuar drejtesise se popullit u drodhe e u perdrodhe si nje cingije qe sado bukur te sperdridhet prape cingije mbetet. Fjalimi yt ishte shume i bukur. Fatkeqesisht, ai ishte i mbushur plot rrena. https://facebook/valoni.rogova
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 22:31:09 +0000

Trending Topics



/www.topicsexpress.com/Cyber-Monday-Deals-2014-Toyota-Tacoma-Mesh-Front-Grill---topic-734029850014037">Cyber Monday Deals 2014 : Toyota Tacoma Mesh Front Grill -

Recently Viewed Topics




© 2015