Flokët mund të rrëzojnë psikologjinë e gruas nga një çast - TopicsExpress



          

Flokët mund të rrëzojnë psikologjinë e gruas nga një çast në tjetrin. Çdo mëngjes, kur qëndrojmë para pasqyrës, vrasim mendjen se si do t’i rregullojmë flokët sot. Herë duket sikur na e ka fajin prerja, herë tjetër dendësia e kështu me rradhë… Dhe në të vërtetë, fajin e kemi vetë NE, ne që nuk bëjmë zgjedhje të përshtatshme, mundohemi të ndjekim modën, tendencën e ngjyrave sipas sezoneve dhe në fund mbetemi të pakënaqura. Mirë është të marrim ide të reja, por jo t’i ndjekim të gjitha. Çdo njeri ka stilin e vet. Është e papranueshme të qarkullojmë të gjitha me të njëjtën ngjyrë flokësh, të njëjtën prerje dhe të njëjtën gjatësi. E rëndësishmja është të gjejmë atë që na shkon neve, jo shumicës.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 13:20:52 +0000

Trending Topics



style="min-height:30px;">
Online Clearance Sales on Brother Tape, Retail Packaging, 3/4

Recently Viewed Topics




© 2015