Floranti dhe Laura Romani "Floranti dhe Laura" shkruar nga - TopicsExpress



          

Floranti dhe Laura Romani "Floranti dhe Laura" shkruar nga Françisko Baltazar, ( i cilësuar Shekspiri filipinas 1788 – 1862) është pjesë e letërsisë klasike filipinase, e cila studiohet në programin mësimor të gjimnazeve, histori e cila gjithashtu luhet edhe si pjesë teatrale. Titulli origjinal i epikës quhet : "Jeta e Florante dhe Laurana në mbretërinë e Shqipërisë", skartuar nga të dhëna historike dhe piktura të cilat përshkruajne se çfarë ka ndodhur në kohët e lashta në perandorinë e ashtëquajtur greke. Disa prej personazheve janë : Floranti, dukë i Shqipërisë, personazhi kryesor i veprës. Laura, vajza e mbretit Linçeo të Shqipërisë, e cila në fund martohet me Florantin. Konti Adolf, rivali i Florantit Aladini, djali i sulltanit Ali-Adab të Persisë. Duka Briseo, i ati i Florantit e njëkohësisht fisnik i lartë shqiptar. Mbreti Linçeo, mbret i Shqipërisë. Emiri, komandant ushtarak i lartë, etj. en.wikipedia.org/wiki/Florante_at_Laura Edhe më interesant është fakti që ne shqiptarët jo vetëm që nuk e kemi lexuar këtë roman me të dhëna historike e piktura rreth vendit tonë, por që as nuk kemi njohuri që një roman i tillë ekziston...
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 20:33:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015