Formacioni Ajo që ishte më e rëndësishme në stërvitjen e - TopicsExpress



          

Formacioni Ajo që ishte më e rëndësishme në stërvitjen e djeshme, ishte sërish ndeshja e kontrollit që zgjati rreth një orë. Vetë kreu i pankinës kuqezi, pasi ndau ekipin në dy formacione, e ndoqi testin mbi kabinën anash fushës. Nga aty, italiani falë lartësisë së kabinës kishte një pamje dhe ide më të qartë për vendosjen e formacionit që mendohet se do të jetë në fushë më 6 shtator. Në grupin e titullarëve bënte pjesë portieri Berisha, ndërsa në mbrojtje Lila e Agolli nga krahët dhe kapiteni Cana me Telin në qendër. Përpara mbrojtjes ishte vendosur Bulku, ndërsa nga krahët në mesfushë vepronte Roshi në të djathtë dhe Rama në të majtë. Qendra i përkiste Kaçes dhe Bashës. Nga ana tjetër, i vetëm në sulm ishte Hamdi Salihi. Megjithatë, me kalimin e minutave, shpesh De Biazi ndërronte lojtarët e formacionit, duke bërë prova sa në mesfushë dhe në sulm. Kështu, Januzaj u aktivizua në krah të Salihit në gjysmën e testit, ndërsa gjithashtu luajti me titullarët edhe Çani. Ndryshe nga ndeshja e kontrollit të ditës së parë, dje nuk pati gola, pavarësisht rasteve të shumta. Çani pati disa mundësi të mira, por që u neutralizuan nga portieri Berisha. Ndërkohë, Roshi u tregua shumë aktiv në krahun e djathtë, po ashtu edhe Salihi në sulm. Në mesfushë Vullnet Basha spikati me vendosmërinë e tij në ekipin e rezervave. Dallonte jo pak me veprimet e tij Gjasula, i cili ishte në rolin e organizatorit. Trajneri italian vazhdimisht këshillonte lojtarët, sidomos mbi pozicionet që ata duhet të merrnin në fushë.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 08:30:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015