Forumi Shqiptar i Kanadasë Shqetësohet Për Cënimin e - TopicsExpress



          

Forumi Shqiptar i Kanadasë Shqetësohet Për Cënimin e Shekullarizmit nga Promovimi i Nënë Terezës në Kebek 31 tetor 2012 Forumi Shqiptar i Kanadasë (FSHK) ka mësuar se në datë 24 nëntor 2012, në sheshin e metrosë Monk, në qytetin e Montrealit në Kanada do të vendoset një statujë e figurës kontroversiale katolike Nënë Tereza. Nga njoftimi mësohet se në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm zonja e parë e Shqipërisë Odeta Nishani, kryetari i bashkisë së jug-perëndimit të Montrealit z. Benoit Dorais, ambasadorja e Shqipërisë në Otava, Elida Petoshati dhe persona të tjerë. Shoqata “Bashkësia Shqiptare e Kebekut” që drejtohet nga Kujtim Ismaili, njofton që pas ceremonisë do të organizojë një darkë për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. FSHK e vlerëson dëshirën e z. Benoit Dorais dhe të autoriteteve kebekase për të nderuar komunitetin shqiptar ne Kebek dhe Kanada, e shpreson qe ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Megjithatë, duke qënë se kombi shqiptar është formuar mbi principe shekullare, ku feja ndahet ligjërisht nga politika, FSHK i shpreh z. Benoit Dorais, znj. Odeta Nishani, ambasadores Elida Petoshati dhe organizatorëve të kësaj ceremonie shqetësimin e tij në lidhje me këtë organizim. Nënë Tereza, megjithëse është e njohur në botë, nuk është heroinë e kombit shqiptar. 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë nuk duhet të festohet me inagurimin e statujës së një murgeshe (shenjtore në proçes) të Kishës Katolike, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me krijimin e shtetit shqiptar. Duke qenë një figurë fetare katolike, Nënë Tereza nuk i përfaqëson dot shqiptarët e besimeve të tjera dhe ateistët. Përkujtimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë me inagurimin e një statuje fetare katolike është përçarës e provokim ndaj laicitetit të kombit shqiptar, dhe individëve që besojnë në ndarjen e fesë nga shteti. Ky përurim shkon edhe kundër historisë moderne të Kebekut dhe Kanadasë ku që prej vitit 1760, Marrëveshjes së Parisit (1763), Aktit Britanik të Amerikës së Veriut (1867), Kapitullit të të Drejtave dhe Lirive të Kebekut (1975) dhe Kapitullit të të Drejtave dhe Lirive të Kanadasë (1982), në Kanada dhe Kebek feja është ndarë ligjërisht nga politika. Për sa më sipër, Forumi Shqiptar i Kanadasë i apelon zyrtarëve të shtetit shqiptar, z. Benoit Dorais që përfaqëson bashkinë jug-perëndimore të Montrealit dhe personave që do të marrin pjesë në këtë ceremoni që të mundohen në maksimum për ruajtjen e laicitetit dhe ndarjen e fesë nga politika gjatë ceremonisë në fjalë, duke sqaruar qartësisht se celebrimi bëhet për një figurë katolike që ka kryer misione bamirësie për llogari të kishës dhe jo një heroinë kombëtare shqiptare. Forumi Shqiptar i Kanadasë Toronto,Ontario
Posted on: Sun, 02 Jun 2013 13:33:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015