Frakturat 1. Frakturat maleolare Bëhet fjalë për frakturat e - TopicsExpress



          

Frakturat 1. Frakturat maleolare Bëhet fjalë për frakturat e ekstermitetit distal të tibias dhe fibulës që shkaktohet zakonisht nga një rotullim i vrrullshëm i trupit kur personi ka mbështetur vetëm një këmbë mbi tokë, pas një përndrydhje të fortë të këmbës osë pas një traume direkte të kaviljes. Pothuajse gjithmonë këto fraktura janë të shoqëruara edhe nga dëmtime të kapsulës dhe legamenteve. Maleoli peroneal thyhet më shpesh se ai tibial. Simptomat: dhimbje e fortë në kavilje dhe menjëherë pa mundësi për të mbajtur peshën e trupit. Mund të vërehet edhe një deformim në rast frakture-luksacioni dhe pothuajse gjithmonë vërehet një fryrje dhe ekimozë rreth maleolit. Diagnoza: bazohet mbi simptomat dhe llojin e traumës. Duhet gjithmonë të kontrollohen dëmtimet vaskulare dhe nervoze megjithëse të rralla. Këshillohet gjithmonë të bëhet një radiografi në tre projeksione dhe një skaner ose rezonancë manjetike për të vlerësuar një dëmtim kapsulo-legamentoz. Terapia: varet nga lloji i frakturës dhe dëmi i shkaktuar. frakturat Në frakturat e thjeshta pa spostim të maleolit peroneal kryhet në fillim një fashim me bende llastiku për tre ditë dhe më pas vihet një çizme prej resine (apo gips) ose një tutor për 30 ditë. Këmba mund të mbështetet në tokë pas 15 ditësh (duke e mbajtur në resinë ose gips). Në frakturat e spostuara këshillohet ndërhyrje kirurgjikale me reponim dhe sintezë me pllakë dhe vida prej titani. Në këtë rast këmba duhet të mbështetet në tokë pas 10 ditësh. Pacienti duhet ti nënshtrohet terapisë antitrombotike për parandalim të trombozave. Në frakturat e maleolit tibial, duhet bërë pothuajse gjithmonë një ndërhyrje kirurgjikale e cila parashikon sintezën e frakturës me vida të inkanuluara ose shtiza të posaçme. Shpesh përveç sintezës së kockave duhet kryer edhe stabilizimi i aparatit legamentoz i cili është pothuajse gjithmonë i dëmtuar 2. Frakturat e astragalit (talusit) Për shkak të vaskularizimit të dobët të astragalit kjo frakturë konsiderohet si me rrezik të lartë për nekrozë avaskulare post-traumatike. Janë fraktura të shkaktuara përgjithësisht nga trauma të fuqishme dhe shoqërohen shpesh me fraktura maleolare. Simptomat: dhimbje e fortë në nivelin e astragalit dhe të thembrës së këmbës, ekimozë dhe fryrje, pacienti nuk arrin të mbështesë këmbën në tokë dhe të lëvizë kaviljen. talusi Diagnoza: egzaminimi klinik, radiografi e kaviljes, skaner ose rezonancë manjetike. Terapia: në frakturat e thjeshta aplikohet bllokim i kaviljes me gips për 30 ditë dhe për të gjithë këtë periudhë nuk duhet mbështetur këmba në tokë. Në frakturat e spostuara është e nevojshme ndërhyrje kirurgjikale për të bërë reduktimin dhe sintezën e frakturës me shtiza metalike, pllaka e vida. Integriteti i vaskularizimit te astragalusit mund të konfirmohet me radiografi duke kërkuar shenjat e rivaskularizimit (shenja e Hawkins). 3. Frakturat e kalkaneusit Janë dëmtime shumë të vështira për tu trajtuar për faktin se mbi këtë kockë bie pesha e trupit si dhe për llojin e frakturës e cila shkaktohet pothuajse gjithmonë nga rënia nga lartësitë. Faktorë rreziku janë osteoporozat dhe aktivitetet sportive të veçanta. Shpesh shoqërohen edhe me fraktura vertebrale sidomos të pjesës lumbare dhe të kaviljes. Simptomat: dhimbje në prekjen e thembrës, ekimozë deri në regioni perimaleolar, pafuqi për të mbështetur këmbën në tokë, shpesh dhimbje edhe në regjonin vertebral lumbar. Diagnoza: egzaminimi radiologjik është i nevojshëm për diagnozën. Për të vendosur mbi llojin e ndërhyrjes kirurgjikale dhe teknikës që duhet aplikuar një egzaminim me skaner është i këshillueshëm. kavilja kemba frakturat e kalkaneusit Terapia: Është konservative në frakturat pa spostim, bllokim i kaviljes me tutor ose gips për rreth 40 ditë. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet mbështetur absolutisht këmba në tokë. Pas heqjes së gipsit do të fillohet një periudhë rehabilitimi motor dhe rekuperimi artikular i kaviljes. Këto fraktura zhvillojnë shpesh një dekalçifikim loko-regjonal (atrofia e Sudeck) për shkak të mos mbështëtjes së këmbës në tokë për një periudhë të gjatë. Për këtë arsye është e nevojshme të kryhet një profilaksi për stimulimin e e metabolizmit të kockës me manjetoterapi, tecar dhe barna. Në rast të një frakture të rëndë të spostuar këshillohet ndërhyrje kirurgjikale për të realizuar sintezën e kockës me pllaka e vida e cila synon të ri-ndërtojë planin anatomik artikular dhe stabilizimin e frakturës, si dhe nganjëherë një mbushje të difektit kockor duke injektuar çimento të posaçme kockore. 4. Frakturat e metatarsit Janë fraktura të pjesës së përparme të këmbës të cilat mund të ndodhin në të gjitha grup-moshat tek meshkujt dhe femrat. Janë dëmtime që ndodhin kryesisht pas një traume direkte dhe rrallë pas ndonje rrotullimi me këmbën e mbështetur mbi tokë. Shpesh këto janë fraktura të shkaktuara nga stresi i një stërvitje të gjatë. Simptomat: pas traumës vërehet dhimbje, fryrje, ekimozë, vështirësi për të mbështetur këmbën në tokë e për mbajtur peshën e trupit, dhimbje gjatë palpacionit. Në frakturat e spostuara shpesh vihen re edhe deformime të këmbës. Diagnoza: bazohet në anamnezën e pacientit mbi ngjarjen traumatike dhe radiografinë standard të shputës së këmbës. Terapia: menjëherë pas traumës qese me akull, dhe të evitohet të mbështetet këmba në tokë. Nëse këmba është shumë e fryrë mund të aplikohet një fashaturë ose gips për periudhën e nevojshme të riabsorbimit të fryrjes. frakturat e metatarsit Më pas nuk duhet mbështetur këmba në tokë për 30 ditë. Në frakturat e spostuara, është e nevojshme ndërhyrje kirurgjikale për të kryer sintezën e kockës me shtiza metalike të Kircshner ose pllaka e vida. Shtizat metalike janë të këshilluara në frakturat e kokave metatarsale dhe hiqen pas 3 javësh, ndërsa pllaka me vida garanton një stabilitet rotacional më të madh dhe mund të mbahen për gjithë jetën. 5. Frakturat e gishtave Janë fraktura të shpeshta të shkaktuara nga trauma direkte. Një faktor rreziku është ecja me këmbë zbathur. Kjo frakturë është shpesh e shoqëruar me luksacionin e falangës. frakturat e gishtave Simptomat: dhimbje, fryrje, pafuqi funksionale, ekimozë pothuajse e menjëhershme, ndryshim i formës së gishtit veçanërisht kur fraktura është e shoqëruar edhe me luksacion. Diagnoza: klinike dhe me radiografi. Terapia: në shumicën e rasteve këto fraktura janë pa spostim dhe mjafton mbështjellje e fortë me leukoplast (taping) duke fiksuar segmentin e thyer me pjesët tjetër të gishtit. Në rastin e frakturave të spostuara këshillohet ndërhyrje kirurgjikale për fiksimin e kockave me shtiza metalike të holla. ortopediaitaliane/frakturaK.htm
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 17:11:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015