Frojdi për Dostojevskin! Dostojevskij dhe Interpretime mbi - TopicsExpress



          

Frojdi për Dostojevskin! Dostojevskij dhe Interpretime mbi teorinë dhe kritikën psikoanalitike Piskoanaliza dhe muzika Nga Qamil Gjyrezi Psikologji arti Psikoanaliza merret me studimin e personalitetit, me dukuritë psikike që bëhen objekt analize për njohjen e vetes, pra për një analizë mbi Unin individual dhe përfshin ndikimet e pandërgjegjshme të nxitjes psikike. Kjo teori mbështetet në përleshjen midis formave te vetëdijes dhe te pavetëdijes. Frojdi u morr me ceshtjen e psikoanalizës së letërsise dhe të artit. Ajo që lidh psikoanalizën me letërsine është lidhja e subkoshiencës me mënyren e të shprehurit. Për herë të parë në të gjithë historinë e psikologjisë botërore Frojdi formuloi një teori të qartë dhe kompakte për personalitetin njerëzore. Sipas Frojdit, personaliteti i njeriut influencohet nga dy faktore te rëndesishëm: femijëria e hershme dhe instiktet e trashëguara. Subjekti njerëzor shfaqet si një subjekt i dyzuar, ambivalent, mes vetëdijes e pavetëdijes dhe rruga që të con tek pavetëdija është ëndrra. Gjate vrojtimeve të veta Frojdi kupton gjithashtu se ëndrra që deri atëhere konsiderohej një terësi rastësore figurash, është e lidhur drejtpërdrejt me thellësite e jetës së individid: në ëndërr individi i cliruar nga një sërë kushtëzimesh, shpreh në mënyrë pak a shumë të hapur dëshirat dhe problemet e tij. Kur dëshira përpiqet të çlirohet nga pavetëdija dhe bëhet e vetëdijshme, kjo tregon se prapa saj fshihen konflikte të pazgjithshme të cilat duhet të kërkohen që në fëmijëri. Midis letërsisë dhe psikoanalizës ekziston një lidhje e vetëdijshme dhe kritika letrare psikoanalitike na ndihmon që të kuptojmë se si janë formuar tekstet letrare duke zbuluar kuptimet e fshehta të tyre. Frojdi në studimet e tij në fushat e artit dhe letërsisë i kushton rëndësi paraqitjes psikoanalitike të shfaqjes së autorit në vepër dhe analizon simptoma te pavetëdijes në art. Arti është si neuroza dhe fantazia është shtysë që shkrimtari të shkruaj sepse si një formë e artit na tregon rrugën e vërtetë drejt realitetit. Pra artisti i drejtohet fantazisë që të zbusë ëndrrat duke eleminuar ndrydhjen në të pavetëdijshme dhe duke sjellë si rezultat shijimin e kënaqësisë së ndaluar nga lexuesi. Vepra letrare ashtu si ëndrra analizohet e deshifrohet duke sjellë elementet që kanë ndihmuar në krijimin e tekstit pra duke gjetur kuptimin e nënkuptimin si dhe duke zbuluar psikologjinë e krijuesit të vet. Krijohet kështu një nentekst i veprës dhe kritiku letrar ka si detyrë të gjejë kuptimin e nënkuptuar. Ai synon të zvogëlojë zonat e erreta të jetës së njeriut, që shfaqet në vepër dhe gjurmon brenda tekstit per ti‘a lidhur këtë me ndërgjegjen e autorit. Vepra e artit ashtu si ëndrra ka si qëllim kënaqësinë e fshehtë të një dëshire fillestare të ndaluar e të mbyllur në subkoshiencë. Kështu që psikoanaliza për të kuptuar tekstin, depërton në të kaluarën e në origjinat e tyre për të qartësuar në këtë mënyrë pasojat. Rrëfimi interpretohet me anën e „trillit“ duke nxjerrë në pah dëshirën e cila përpiqet të jetë e cliruar nga pavetëdija dhe të bëhet e vetëdijshme megjithse ndihet e shtypur. Prandaj edhe ëndrra shërben si mekanizëm për përmbushjen e kësaj dëshire të shtypur. Shoqëria njerëzore, por në mënyre të vecantë jeta private e një individi mbart mbi vehte të fshehta e çrregullime psikike. Prandaj psikoanaliza për ti zbuluar gjurmët e këtyre çrregullimeve mbështetet tek ato elementë apo dukuri që në pamje të parë duken te parëndësishme por në të vërtete mund të jenë celësi që „ndryn“ të vërteta të rëndësishme. Këndveshtrimi psikoanalitik na bën të qartë rolin kryesor që luan subkoshienca në këto analiza duke i lënë mënjane anën materiale të veprës letrare si dhe faktorë estetik. Analize Psikologjike „Dostojevski dhe atvrasja“. Fjodor Mihajllovic Dostojevski ( 1821-1881) ishte shkrimtar rus i njohur në mbarë njerëzimin nga vepra e tij me vlera universale. Kontraditat e thella që trajtohen ne veprën dhe personazhet e Dostojevskit, janë tipari kryesorë i artit të tij shumë të lartë. Me romanet Idioti, Krim e ndëshkim, Të poshtëruar dhe të fyer, Njerëz të varfër, Demoni, Adolshenti, Vëllezerit Karamazov, Kujtime nga shtëpia e të vdekurve dhe tregimet e veta, Dostojevski e radhit krajhas krijuesve të mëdhenj të shpirtërave njerëzorë si Shekspiri, Balzaku dhe Tolstoi. Për Dostojevskin Zigmund Frojd shkruan: „Më pak dyshime ka për personalitetin e tij si krijues letrar. Si i tillë ai ka vendin e vet pak prapa Shekspirit. Vepra „ Vëllezërit Karamzov“ është romani më i shkëlqyer që është shkruar ndonjë herë. Episodi i inkuzitorit të madh, një nga arritjet më të larta të lerësisë botërore, zor se mund të ndricohet më bukur.“1.(Frojd, f 15) Katër fasadat e personalitetit të Dostojevskit sipas Frojdit janë: Krijuesi letrar, neuritiku, etisti dhe mëkatari. Etisti: I moralshëm eshte njeriu që reagon ndaj tundimeve pa rënë pre e tyre. Në rastin e Dostojevskit edhe pse ka momente të rënies së veprimtarisë intelektuale, për të shumtën e rasteve njihet fakti, ku vuajtja, sëmundja nuk munden të dëmtojnë arritjet e larta krijuese të tij. Epilepsia shkaktohet si rezultat i cregullimeve te veprimtarise se trurit dhe si rezultat i zotërimit te pamjaftueshëm të energjisë shpirtërore. Reaksioni epileptik ka të bëje me eleminimin në rrugë somatike te masave te ngacmimit, të cilat nuk përballohen psikikisht. Kriza epileptike është simptomë e jashtme e histerisë. Epilepsia organike –personi është i sëmure në tru. Epilepsia afektive –personi është neurotik. Dostojevski vuan nga epilepsia afektive (neurozë). Shqetesimi i tij e ka prejardhjen ne femijërine e hershme, në ndjenjat ambivialente në lidhjen me të atin. Por me kompleks është biseksualiteti i tij. Frika e tredhjes nga babai (stadi fallik) e con atë në rolin e të sëmes dhe përpiqet të fitojë dashurinë e të atit. Por nga ana tjetër, djali biseksual e pranon edhe tredhjen nëse pranohet nga babai si femër. Urrejtja nga njëra anë ndaj të atit dhe dashuria për të nga ana tjetër bien në kthetrat e shtypjes. Ajo që e bën më të pranueshme urrejtjen ndaj babait është friga e tredhjes, që është e tmerrshme qoftë si dënim, qoftë si cmim i dashurisë. Përforcimi patogjen vjen nga frika prej qëndrimit femëror. Por prirja biseksuale bëhet një ndër përforcimet e neurozës. -Unit (identifikimi me babanë), i kundevihet Mbiuni sadist dhe i ashpër duke cuar kështu në krijimin e një Uni mazokist. -Personaliteti mazokist i Dostojevskit, shpjegohet si rezultat i pranisë në të të cilesive femërore. -Simptomat e vdekjes për Unin janë përmbushje e fantazisë, deshirës mashkullore, por njëkohësisht edhe kënaqësi mazokiste. Mbiuni shpreh simptomat e vdekjes; deshirën e ndëshkimit të tjetrit; dëshirën sadiste. Kontradiksioni i këtyre dy instancave (Un dhe Mbiun) dhe karakteri i ashpër i babait, i cili nuk ndryshon kurrë cojnë në epilepsi të tij. -Dostojevski pranon dënimin politik pa faj vetem e vetëm për të marrë atë që ndërgjegja e tij meritonte, pasi ai me fantazinë, dëshirat e tij kishte kryer një krim, kishte vrarë të atin. Pra ai ishte ndëshkuar, për atë „Faj“. Me këtë shpjegohet edhe fakti i mungesave të krizave gjatë burgut. -Dostojevski identifikote veten me Krishtin vetflijues dhe lëkundej mes besimit dhe ateizmit. -Simpatia e Dostojevskit është e pa fre. Ai e quan atë si shpëtimtar, i cili merr mbi vete fajin që duhej tja merrnin te tjerët. Por kjo duhet parë në aspektin negativ, sepse kemi të bëjmë me krijuesin letrar e ngarkuar nga vetedija e fajit. -Loja e kumarit ishte për të rruga e ndëshkimit të vetes dhe vetëm kur ai i humbiste të gjitha, vetëm atëhere demoni tërhiqej nga shpirti i tij dhe i linte vendin gjeni. Nëse vesi i të luajturit kumar bashkë me përpjekjet e pasuksesshme për ta lënë atë dhe bashkë me rastin për vetëndëshkim, është një përsëritje e shtysës për onanizëm, atëherë nuk duhet të cuditemi që ky ves zë një hapsirë kaq të madhe në jetën e Dostojevskit“. (Frojd faqe 31) Analiza e veprës letrare Këto hipoteza të Frojdit mbi crregullimet e mundshme psikologjike të Dostojevskit vinë si rezultat i një analize te hollësishme të veprës së tij letrare. Pra Frojdi sic shihet nuk ka pasur kontakt të drejtëpërdrejtë me autorin. Zbulimi i epilepsisë dhe neurozës së Dostojevskit vjen si rezultat i studimit nga Frojdi i veprës së tij letrare. Në rastin konkret një krijim letrar shërben si mjet diagnostikues i personit që e ka shkruar. Arti ynë jemi neve të kthyer në art, pikturë, letersi, muzikë. Frojdi bën analizën psikoanalitike të veprës së Dostojevskit. Heronjtë kryesorë të veprave të ndryshme sipas Frojdit nuk janë gjë tjetër vecse Uni i pjeshem i autorit të asaj vepre letrare. Duke u nisur nga kjo instancat e personalitetit te Dostojevskit, Uni e Mbiuni janë mishëruar tek personazhet kryesore të romaneve te tij. Kjo ishte udha, në të cilën Frojdi ndoqi ne studimin analitike të tij mbi Dostojevskin. Po të ndalemi në stadin fallik të një personi heteroseksual procedura është e tillë: Deshirë seksuale ndaj prindit me seks te kundërt dhe deshirë për eleminimin e prindit me seks të njëjte, me qëllim ti zërë vendin për tu martuar me prindin tjetër. Per biseksualitetin kemi të bëjmë me një traumë të vërtetë: turp i dyfishtë dhe ndjenja ambivialente. Dëshira dhe frika nga tredhja; urrejtja dhe dëshira e madhe për të pasur dashurinë e babait; dhimbja që vjen si rezultat i tredhjes së imagjinuar, të gjitha këto cojnë në urrejtje ndaj të atit por nga ana tjetër ndrydhja e instikteve homoseksuale ushqen neurozën e tij. Uni dhe Mbiuni dy instanca kontadiktore, e para e përulur si një femër dhe mazokiste, e dyta si një mashkull nënshtrues dhe sadist. Per shkaqet e atvrasjes dhe të dëshirave mazokiste ka tri hipoteza: 1.Dëshira e pavetëdijshme për të eleminuar të atin sundues, të ashpër (që i ka rrënjët në fëmijërinë e hershme, stadin fallik) realizohet, por me humbjen e tij. Dostojevski humbet instancën „Mbiunin“, pra një pjesë të mbrendshme të tij. Kjo con që njdenjat negative, të cilat shoqërojnë objektin e humbur, në rastin konkret babain të drejtohen brënda tij. Pra Dostojevski zemërohet dhe bëhet kritikues i vetes. 2. Me humbjen e te atit, instanca“Mbiun sadist“ e Dostojevskit sikur vdes me të, duke i lënë rrugën e lirë „Unit mazokist“ dhe këtë më së miri e shpjegon fakti, se pse individi e turturon vazhdimisht veten. 3. Hipoteza e tretë lidhet me ndjenjat ambivalente të Dostojevskit në momentin kur vdes i ati. Nga njëra anë vdiq personi i tmerrshëm qe do ta tredhte. Pra dëshira e tij e fshehtë u realizua, pasi babai vdiq. Nga ana tjetër faji dhe pergjegjësia për këtë ngjarje, pasi gjithmonë ja kishte uruar një gjë të tillë. Por janë ndjenjat e dhemshurisë kundrejt një personi, i cili me të vërtetë do ta tredhte, por ama do ta kthente në një femër që më pas ta dashuronte (janë ndjenja homoseksuale me prejardhje nga femijëria e hershme, stadi fallik), të cilat janë më dërmuese për të. Simptomat epileptike nuk i shfaqen Dostojevskit kur ai dënohet padrejtësisht, për faktin se ai merr dënimin e duhur për një krim që ka kryer në ndërgjegjen, fantazinë e tij. Pra sic shihet simptomat epileptike i shfaqen vetëm atëherë kur ndjenjat e fajit nuk përballohen dot nga psikika e tij. Vetëm kur Dostojevski arrinte kulmin e vuajtjeve të tij, vetëm kur Uni i tij plotëson dëshirat mazokiste, vetëm atëherë kemi ngjalljen e gjeniut krijues. Atëvrasja dhe mëmëvrasja, janë ndjenja të pavetëdijshme faji të pranishme tek te dy gjinitë në momentin kur vdes prindi me seks të njëjtë dhe i ka rrënjët në stadin e hershëm fallik. Por tek Dostojevski këto janë më të forta për shkak të biseksualitetit te tij . Keto dëshira të shtypura mbesin të varrosura në pavetëdije, por janë ëndrat, krijimet letrare sjelljet, crregullimet e ndryshme psikike, të cilat në mënyrë të tërthortë na i zbulojnë ato. Dostojevski në Letërkëmbimin Zigmund Frojd-Stefan Zvajg Sigmund Frojdi dhe Stefan Zvajgu, duke qenë miq kanë patur një letërkëmbim tepër të shpeshtë. Këto letra u mblodhën nga studiuesi gjerman Hans Ulrich Lindken. Ja se cfarë i shkruan Frojdi, Zvajgut, për Dostojevskin në letërkëmbimin e tyre: “Mendoj se keni bërë mirë që nuk i keni kushtuar edhe aq vëmëndje epilepsisë së Dostojevskit. Ka shumë pak të ngjarë që ai të ketë qenë epileptik. Epilepsia është një afekt organik i trurit, i jashtëm në lidhje me strukturën psikike dhe i lidhur në përgjithësi me atë moment kur aftësitë psikike të njeriut bien e thjeshtëzohen. Njihet një rast me këtë sëmundje te një njeri i kulturuar, të cilin sëmundja nga gjeni, në kushte normale, e shndërroi në një qënie që nuk njihet në gjendje afektive (Helmholz). (Frojd faqe 258) Më poshtë vazhdon: “Në biografinë e Dostojevskit kam ndeshur një pasazh ku krijohet një raport interesant midis vuajtjeve të brëndshme të djaloshit dhe ndëshkimit që ati i jep atij në rrethana tepër të vështira-fjala tragjike që më vjen së pari në mendje ( për të mirë apo për keq?) më duket e zbehtë. ...e gjithë jeta e Dostojevskit më pas do të sundohet nga një qëndrim i dyfishtë ndaj të atit (autoritetit): nënshtrim i verbër i mazokistit dhe rebelim i egër i të revoltuarit. Mazokizmi te ai përfshin ndjenjën e fajësisë që kërkon të “ndëshkohet”. Frojd faqe 259 “Ajo që ju e quani dualizëm, ne e quajmë “ambivalencë”, kjo ambivalencë e ndjenjave është, gjithashtu, e trashëguar nga jeta psikike e njerëzve primitiv, por që është ruajtur mjaft mirë e që është bërë gati pjesë e vetëdijes së pupullit rus që, midis të tjerash, ashtu sic e kam paraqitur edhe herë tjetër, sk’a shumë kohë që po përpiqet të hyjë në jetën e qytetëruar”. (Frojd faqe. 259) “Nuk kam frikë që ju do të mendoni se kjo analizë e asaj që quhet patologji, synon ta zvogëlojë apo ta thjeshtëzojë madhështinë e gjenisë poetike të Dostojevskit”. (Frojd faqe 260) 1.Frojdi vetë e mohon epilepsinë e Dostojevskit!? 2. Jeta e Dostojevskit sundohet nga një qëndrim i dyfishtë ndaj të autoritetit e të atit: nënshtrim i verbër i mazokistit dhe rebelim i egër i të revoltuarit. 3. Ambivalenca e ndjenjave te Dostojevski është e trashëguar nga jeta psikike e njerëzve primitive 4. Studimi i natyrës patologjike të artit të Dostojevskit, nuk e zvogëlon aspak madhështinë e artit të tij. A ka përfundime më madhështore për artin Dostojevskit të shkruara nga gjigandi i mendjes Zigmund Frojd!?
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 17:37:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015