From Russia with Love (Ose ne pritje te fucive) Dikush kishte - TopicsExpress



          

From Russia with Love (Ose ne pritje te fucive) Dikush kishte bere nje gjest qytetarie, duke hequr nje qen te ngordhur nga rruga. Ne mungese te mjeteve te posacme, qe asnjehere nuk gjenden kur duhen, ai e kishte lidhur cofetinen me nje tel nga pas makines, per ta hedhur ne ndonje kanal ndoshta. Dikush tjeter e fotografoi qenin e mjere qe zvarritej ne rruge, dhe kaq mjaftoi qe ca ambientaliste e kafshedashurues si Sazan Guri te gjenin material per kauzen e tyre. Autori u quajt kriminel i pashpirt, qe terheq zvarre nje kafshe te gjore. Shteti u quajt inekzistent, shqiptaret u quajten katile, primitive e plot etiketime te tjera. Nese ngrihen impiantet per asgjesimin e lendeve helmuese, mbrojtesit e nderit te qenit te ngordhur do cohen bashke te gjejne varrin e tij, ta nxjerrin prej andej dhe, me ceremoni, ta fusin ne njeren prej atyre fucive te sapozbrazura Made in Russia. Sigurisht, banda nuk do te luaje muzike funeber, por notat e kenges qe shoqeruan Agjentin 007: From Russia with love.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 21:15:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015