Frymë hëne Pranë meje je dhe ndihesh larg, Më sheh me sy të - TopicsExpress



          

Frymë hëne Pranë meje je dhe ndihesh larg, Më sheh me sy të pikëllimtë, Si krejt harruar mbi një varg Ballin shtrëngoj e s’gjej një rimë. Lëviz karrigen e diç përplas, Ngre një kapak, lëshon një libër, Por un’ si murg vazhdoj e s’flas Ndonëse në trup se ç’kam një hithër. S’të kam harruar e mira ime. Kur hëna derdhet mbi krevat, Kam ndjerë dhembjen e një thinje Tek floku yt, atje në shtrat. Tek bishti i syrit shoh një degëz Një rrudhëz që më vë në faj, Ndaj hesht me dhembjen më të shenjtë E s’di pse më rrëmbush një vaj. T’i puthi sytë gjumë i lehtë, Si frymëz hëne mbi krevat Dhe ti s’e di se përmbi fletë Për ty prush yjesh derdh mbi varg.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 17:41:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015