Ftohte! E ndjej qe i ftohti me ka hyre thelle ne shpirt. - TopicsExpress



          

Ftohte! E ndjej qe i ftohti me ka hyre thelle ne shpirt. Me duket vetja nje qenie e pashprese, e mbaruar kesaj bote,dhe pse per ironi duhet te isha me e lumtura. E ftohta- sinonim i shpirtit tim. O Zot ajo duket sikur me ka zene per fyti e me ndrydh fjalet me ndrydh kujtimet....Sa keq! Sdua te me fshihet gjithcka. Kam patur shume kujtime , kam qene e perkedhelura e fatit tim, njeriu me i lumtur. Por...shume gjera me ndryshuan papritur, pikerisht ne ato çaste kur mendjen e kisha qetsuar me zgjidhjen time. Eshte shume e rende per mua, aq me teper qe njoh dhe karakterin tim.... E çmoj shume shoqerine sidomos kujtimet. Ato i ruaj dhe sakrifikohem per to.Dhe vertet, a sjane te mrekullueshme! Sido qofshin te bukura apo te hidhura... ato jane kujtime. E pra, si mund te harroj .. atehere o me mbetej vetem nje cope tru, pothuaj i demtuar, i shperfytyruar dhe fare pa inteligjence. Por kete s ´dua ta mendoj. Ndaj dhe mundohem te kujtoj e te kujtoj e te marr vesh se cbehet me mua dhe jeten time.E dini dikure kane thene se smund te kujtosh çaste te bukura ne hidherim . Por une po pyes.. kur mund te shkaterrohesh me shume? Kur je i hidhur dhe kujton çastet e bukura apo kur je i lumtur dhe kujton çastet e fyerjes, te hidherimit. Mos e vritni mendjen: kam menduar aq shume dhe per ju; dhe ne te dyja rastet e kam ndjere veten shume keq. Lotet me kane mbytur. Ju mund te thoni i ke si me rubinet!Por une do fyhesha, ska rubineta ne boten shpirterore. Lotet mund te tregojne dobesi, dhe une jam e tille, sepse sdi ta mbaj dhimbjen, sdi te fsheh gezimin prej dickaje qe e kam per shpirt, e atehere denoj veten me dobesine time e shkrihem ne lote...
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 17:45:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015