Fushaj, gati të rimarrë “kurorën” Ish-presidenti kthehet - TopicsExpress



          

Fushaj, gati të rimarrë “kurorën” Ish-presidenti kthehet në krye të Vllaznisë nga “pas kuintave”, madje fillon të mendojë edhe për blerje të mëdha Pista “Fushaj” vazhdon të jetë më e mundshmja për të pasur sërish postin e presidentit të Vllaznisë, të lënë bosh pas dorëheqjes së Agron Çelës. Tetë vitet në krye të Vllaznisë, tre si zëvendëspresident dhe pesë si president, shoqëruar me një sërë suksesesh, sidomos pjesëmarrjesh dhe kalime turesh në Europë janë një përvojë dhe njëkohësisht garanci që Valter Fushaj të jetë personi më i përshtatshëm për t’u rivënë sërish në krye të klubit shkodran. Sipas informacioneve edhe kryebashkiaku Luka ka nisur kontaktet me z.Fushaj. Pjesë e këtij raporti në distancë mes palëve, thuhet se është edhe përzgjedhja e trajnerit të ri, Agim Canaj, që ndonëse është marrë kryesisht drejtori sportiv, Armir Grima, në momentin final ka ndikuar edhe momenti pro i ish-presidentit Por në të njëjtën kohë, Fushaj duket se shfaqet përcaktues edhe për të ardhmen e portierit Vujadinoviç. Mesditen e së hënës, malazezi i portës shkodrane, i shoqëruar nga menaxheri i tij, Leko Pranvera, një shqiptaro-malazez i cili prej vitesh po luan një rol kryesor në transfertat e futbollistëve malazezë tek Vllaznia dhe në disa ekipe të tjera shqiptare është parë të bisedojë gjatë në një nga tavolinat e Hotel “Colosseo”, me ish-presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj. Tema e bisedës nuk kishte nevojë për koment, pasi palët në fjalë po negocionin për mundësinë e vazhdimit të portierit si pjesë e Vllaznisë. Mdërkohë që presidenti vazhdon të shpërndajë të njëjtin prononcim: “Unë e kam thënë edhe herë të tjera, që jam i gatshëm të marr drejtimin e klubit Vllaznia, kjo nuk përbën më ndonjë sekret, por kushtet vazhdojnë të jenë të njëjta”. Pra Fushaj kërkon të qëndrojë larg borxheve aktuale të klubit, kërkon shtimin e buxhetit të Këshillit Bashkiak, si dhe lënia e kompetencave në dorë të tij për administrimin e klubit. Vujadinoviç, gati të rikthehet Pasi kemi shkrepur edhe aparatin fotografik gjatë takimit me ish-presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj, Vujadinoviç dhe menaxheri i tij, shqiptaro-malazezi Leko Pranvera kanë pranuar të flasin më gjatë për “Sport Ekspres”. “Shkodra më pëlqen, një gjë të tillë e kam thënë edhe herë të tjera dhe për këtë unë kam pasur dhe kam sërish dëshirë të luaj për skuadrën e këtij qyteti”, thotë Vujadinoviç, duke sqaruar se për momentin është i angazhuar në ndeshjet e Kupave të Europës si i huazuar në skuadrën malazeze, Mlladost, ku në mesjavë, me datë 1 gusht, do të luajë në transfertë përballë Seviljes ndeshjen e parë të turit të tretë. Megjithëatë, sipas tij, kjo s’e pengon aspak që nëse gjërat përmirësohen tek Vllaznia, menjëherë pas këtij turi, ai të rivishet sërish kuqeblu. Më tej, menaxheri i tij, Leko, shton se qëllimi i takimit që patën me zotin Fushaj, ka të bëjë me një angazhim që Fushaj ka për ta sjellë në Shkodër portierin. Sipas tij, Fushaj i ka kërkuar menaxherit dhe vetë lojtarit që të mos nguten për të firmosur në klube të tjera, sepse çështja e tij për rimarrjen e drejtimit të Vllaznisë është në proces e sipër. Që do të thotë se, nëse Fushaj bëhet president, edhe Vujadinoviç e ka të sigurt plotësimin e kushteve për të firmosur në favor të Vllaznisë.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 05:29:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015