Fushata e Ramës del piramidë, anulohen premtimet për - TopicsExpress



          

Fushata e Ramës del piramidë, anulohen premtimet për shëndetësinë falas dhe heqjen e taksave Premtimet antiglobaliste të Edvinit u rrëzuan si kështjellë prej rëre pa marrë ende qeverinë. Ai nxitoi t’i bëjë hasha fjalët e veta, duke u konfirmuar piramida më e pacipë elektorale e 22 viteve pluralizëm. Shëndetësia falas, heqja e taksës për biznesin e vogël dhe 300 mijë vendet e reja të punës, ishin premtimet-piramidë që rrezikojnë ta shndërrojnë mazhorancën e re në një shumicë qeveritare të armiqësuar me elektoratin Sa shqiptarë u mashtruan në 23 qershor duke besuar verbërisht tek premtimet e Edi Ramës? Përgjigja është e thjeshtë, janë po aq sa, të përkthyer në vota i dhanë mandatet e mjaftueshme kreut të PS, për të qeverisur vendin pas 8 vitesh në opozitë. Perceptimi real i votuesve është gjë tjetër, pragmatizmi është ai që dominoi 23 qershorin si dhe hipokrizitë e të majtës me premtime anti-globaliste që siç po konstatohet, janë të parealizueshme. Hartuesit e programit pranë PS-së, por edhe ata të LSI-së (ndonëse këta të fundit janë më realistë në përfundimet e tyre) po i bëjnë bisht premtimeve të bëra gjatë dy muajve intensive të fushatës, përmes sloganit “kjo s’bëhet..., por as kjo s’bëhet..., ndoshta i bëjmë mandatin e dytë”. Ky është zhargoni zyrtar i Partisë Socialiste, si forca politike përgjegjëse për të gjitha premtimet si për uljen apo heqjen e taksave, 300 mijë vendet e reja të punës apo dhe për shëndetësinë falas. Në tërësi kemi të bëjmë me një situatë tmerrësisht të gënjeshtërt në çdo pikë dhe presje të pseudoprogramit të PS. Aty nuk gjen asgjë që të përputhet me realitetin. Flitet për rrënimin e sistemit shëndetësor; zhbërjen e sistemit të taksave si dhe shkatërrimin e prodhimit bujqësor vendas. Gjatë fushatës elektorale PD i kundërshtoi fuqishëm premtimet e PS, por oborri mediatik dhe furia opozitare nihiliste bëri të propaganda hipokrite të dominonte mbi alternativën e vërtetë të zhvillimit. Shqipëria humbi një nga mundësitë e arta për të vijuar rrugën e zhvillimit, prosperitetit dhe zhvillimit për katër vitet e ardhshme. Prej disa ditësh nga Rama s’ka asnjë lajm. Dalin të turpëruar herë Ilir Beqja dhe herë Milena Harito të cilët në deklarata të veçanta japin mesazhe kontradiktore me ato që kanë premtuar. I pari thotë se shëndetësia falas mund të realizohet pas 2017-ës, pra në sens krejt të kundërt më atë që janë shprehur shqiptarët në 23 qershor. E dyta, si kushërirë e ngushtë e Edi Ramës, pohon se CV-të e dorëzuara pranë selisë së PS nuk janë për vende pune në administratë, pasi këto (vendet e punës) janë ndarë ndërkohë mes familjarëve të nomenklaturës rreth PS dhe rrethit të biznesmenëve që financuan me para në dorë dhe thasë me miell fushatën e Edi Ramës. Por kjo tallje dhe delendisje ndaj shqiptarëve s’mund të kalojë pa një reaksion dëshpërimi, pasi janë 1 milion të mashtruar që besuan dokrrat e parajsës me Edvin Ramën. Domosdo kjo duhet ta bëjë përgjegjës Edi Ramën dhe do ishte në komoditetin e këtij të fundit që të dilte para opinionit dhe ta deklaronte me gojën e tij se, gjithçka që është premtuar nuk realizohet sepse sistemi funksionon në mënyrë të tillë që, premtimet e gojëlëshuarve e hedhin në erë funksionimin e shtetit, na shndërrojnë në shoqëri tribale. Fakti që Edi Rama është sot me peshqir rreth kokës dhe i strukur në ngrehinën mavi për premtimet e pambajtura, por të premtuara gjatë dy muajve të fushatës, tregojnë më shumë se thjesht më mashtrim për vota. Tregojnë paaftësinë e tij dhe të administratës që e këshillon në aksionet që synojnë përfitimin personal dhe jo të mirën e përgjithshme. Me këtë çështje duhet të merret gjatë Partia Demokratike. PD duhet të mbrojë dinjitetin e qytetarëve. Pavarësisht kostos elektorale të 23 qershorit, PD duhet të jetë në lartësinë e detyrës dhe të mbrojë interesat e gjithsecilit, të cilët nga dita e djeshme (pasi iu vu kapak mosrealizimit të premtimeve) janë në opozitë me Edi Ramën dhe qeverinë e ardhshme të tij. Kësisoj, premtimet e fushatës elektorale për heqjen e taksës së sheshtë, heqjen e TVSH-së për produktet bazë si dhe shëndetësia falas, mbeten në arkivat e selisë mavi. Sigurisht që, shqiptarët s’kanë kohë të presin realizimin e tyre pas 2017-ës, për një tjetër mandat mashtrimesh, pasi votat i kanë marrë vetëm për një mandat qeverisës dhe do ishte shans i madh për të majtën nëse këtë katër vjeçar do ta mbyllte të plotë... Edhe pse shanset s’janë shumë optimiste po të rikthejmë edhe njëherë në vëmendje të gjitha ato premtime anti-globaliste që Rama s’i realizon dot. Shqiptarët, votuesit e “rilindjes” kërkojnë shpjegime për këtë!
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 11:06:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015